Psalmi
Këngë e Davidit.
143 O Jehova, dëgjoje lutjen time!+
Vërja veshin përgjërimit tim për ndihmë!
Përgjigjmu për hir të besnikërisë e të drejtësisë sate!
2 Mos hap gjyq kundër meje, kundër shërbëtorit tënd,
se para teje asnjë i gjallë s’mund të dalë i drejtë.+
3 Armiku më është qepur këmba-këmbës,
më ka shtypur e më ka vënë përfund;
për fajin e tij, në skuta të errëta banoj, si ata që kanë vdekur prej shumë kohësh.
5 Kujtoj kohët e largëta dhe meditoj* për gjithçka që ke bërë;+
plot kureshtje shqyrtoj* veprën e duarve të tua.
6 Drejt teje i shtrij duart në lutje;
si një tokë e zhuritur, i etur është shpirti im për ty.+ (Selah)
8 Në mëngjes më lër të dëgjoj për dashurinë tënde besnike,
sepse te ti kam besim.
Më trego udhën ku duhet të eci,+
sepse drejt teje i ngre sytë.
10 Më mëso të bëj vullnetin tënd,+ sepse ti je Perëndia im.
Ti je i mirë, ndaj më pri me frymën tënde në vendin e drejtësisë.*
11 O Jehova, për hir të emrit tënd, më mbaj gjallë!
Me drejtësinë tënde më çliro nga vuajtjet!+