Libri i dytë i Samuelit
23 Këto janë fjalët e fundit të Davidit:+
«Fjalët e Davidit, djalit të Jeseut,+
fjalët e burrit që u lartësua,+
‘Kur ai që sundon mbi njerëzit është i drejtë+
dhe sundon me nderim të thellë për Perëndinë*+
4 sundimi i tij është si drita e mëngjesit kur shkëlqen dielli,+
si një mëngjes pa re.
Është si shndritja pas shiut
që e bën barin të mbijë nga toka.’+
5 A nuk është vallë e tillë shtëpia ime para Perëndisë?
Se ai ka bërë me mua një besëlidhje të përjetshme,+
të përcaktuar në çdo hollësi dhe të sigurt.
Meqë ajo është gjithë shpëtimi im dhe gjithë kënaqësia ime,
a nuk do ta bëjë ai të lulëzojë?+
7 Kush i prek,
duhet të ketë një armë prej hekuri dhe një heshtë.
Ato duhet të digjen krejtësisht me zjarr aty ku janë.»
8 Këta janë emrat e luftëtarëve të fuqishëm të Davidit:+ Josheb-Bashebethi, një tahkemonit, kreu i treshes.+ Në një rast, ai vrau 800 burra me heshtën e tij. 9 Pas tij vinte Eleazari,+ djali i Dodit,+ djalit të Ahohit, një nga tre luftëtarët e fuqishëm që ishin me Davidin kur sfiduan filistinët. Ata ishin mbledhur për betejë dhe, kur burrat e Izraelit u tërhoqën, 10 ai qëndroi i patundur dhe i goditi filistinët derisa iu lodh krahu dhe iu mpi dora ngaqë mbante fort shpatën.+ Kështu, atë ditë, Jehovai solli një fitore të madhe;+ ushtarët u kthyen pas me Eleazarin për të zhveshur të vrarët.
11 Pas tij vinte Shamahu, djali i hararitit Age. Filistinët u mblodhën në Lehi, ku ishte një arë plot me thjerrëza; ushtarët ia mbathën nga frika e filistinëve. 12 Kurse ai zuri vend në mes të arës dhe nuk i lejoi filistinët ta shtinin në dorë, por i vrau. Kështu Jehovai solli një fitore të madhe.*+
13 Në kohën e të korrave, tre nga 30 krerët zbritën te Davidi, në shpellën e Adulamit.+ Ndërkohë një formacion* i filistinëve kishte ngritur kampin në luginën* e Refaimit.+ 14 Në atë kohë Davidi ishte në vendin e tij të sigurt,+ kurse një pararojë e filistinëve ndodhej në Betlehem. 15 Davidi pati një dëshirë të madhe: «Ah, sikur të pija ca ujë nga sterna që është pranë portës së Betlehemit!» 16 Atëherë tre luftëtarët e fuqishëm çanë përmes kampit të filistinëve dhe nxorën ujë nga sterna pranë portës së Betlehemit, dhe ia sollën Davidit. Por ai nuk pranoi ta pinte dhe e derdhi para Jehovait.+ 17 Davidi tha: «Mua, o Jehova, s’më shkon kurrë ndër mend të bëj një gjë të tillë! Të pi unë gjakun+ e njerëzve që vunë në rrezik jetën e tyre?!» Prandaj nuk pranoi të pinte. Këto gjëra bënë tre luftëtarët e tij të fuqishëm.
18 Abishai,+ vëllai i Joabit, djalit të Zerujasë,+ ishte kreu i një tresheje tjetër; ai vrau 300 burra me heshtën e tij, dhe ishte po aq i famshëm sa edhe tre luftëtarët e fuqishëm.+ 19 Ndonëse ishte më i shquari i treshes tjetër dhe ishte kreu i tyre, nuk e arriti rangun e tre luftëtarëve të fuqishëm.
20 Benajahu,+ djali i Jehojadës, ishte një burrë guximtar;* bëmat e tij në Kabzel+ ishin të shumta. Ai vrau dy djemtë e Arielit nga Moabi dhe, një ditë me borë, zbriti brenda një grope uji e vrau një luan.+ 21 Benajahu vrau edhe një egjiptian me shtat të jashtëzakonshëm. Edhe pse egjiptiani kishte në dorë një heshtë, ai luftoi kundër tij me një hu, ia rrëmbeu heshtën nga dora dhe e vrau me të. 22 Këto gjëra bëri Benajahu, djali i Jehojadës. Ai ishte po aq i famshëm sa edhe tre luftëtarët e fuqishëm. 23 Ndonëse ishte më i shquar se të tridhjetët, ai nuk e arriti rangun e tre luftëtarëve të fuqishëm. Gjithsesi Davidi e caktoi në krye të truprojës së vet.
24 Asaheli,+ vëllai i Joabit, ishte ndër të tridhjetët: Elhanani, djali i Dodit nga Betlehemi,+ 25 haroditi Shamah, haroditi Eliká, 26 paltiti Helez,+ Irai,+ djali i tekoitit Ikesh, 27 anatothiti+ Abi-Ezer,+ hushahiti Mebuná, 28 ahohiti Zalmon, netofathiti Mahará,+ 29 Helebi, djali i netofathitit Banah, Itai, djali i Ribait nga Gibeahu, beniaminit, 30 piratoniti Benajah,+ Hidai nga luginat* e Gashit,+ 31 arbathiti Abi-Albon, bar-humiti Azmavet, 32 shalboniti Eliabá, djemtë e Jasenit, Jonatani, 33 harariti Shamah, Ahiami, djali i hararitit Sharar, 34 Elifeleti, djali i Ahasbait, djalit të makathitit, Eliami, djali i gilonitit Ahithofel,+ 35 karmeliti Hezro, arbiti Pará, 36 Igali, djali i Natanit nga Zobahu, gaditi Bani, 37 amoniti Zelek, berotiti Nahará, armëmbajtësi i Joabit, djalit të Zerujasë, 38 ithriti Ira, ithriti+ Gareb, 39 hititi Uriah,+ gjithsej ishin 37.