Isaia
2 Ja çfarë pa Isaia, biri i Amozit, për Judën dhe Jerusalemin:+
mali i shtëpisë së Jehovait
do të lartësohet patundshmërisht mbi majat e maleve+
dhe do të ngrihet më lart se kodrat.
Drejt tij do të vërshojnë të gjitha kombet.+
3 Shumë popuj do të vijnë e do të thonë:
«Ejani, le të ngjitemi në malin e Jehovait,
në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit.+
Ai do të na mësojë udhët e tij,
dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.»+
Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit,
as do të mësojnë më të luftojnë.+
6 Ai e braktisi popullin e tij, shtëpinë e Jakobit,+
sepse ndjekin zakonet që vijnë nga Lindja;
merren me magji+ si filistinët,
dhe fëmijët e të huajve janë të shumtë mes tyre.
7 Vendi i tyre është plot me argjend e ar,
thesaret s’kanë fund.
Vendi është mbushur me kuaj,
karrocat e tyre s’kanë mbarim.+
8 Vendi i tyre është plot me perëndi të kota,+
dhe njerëzit përkulen para veprës së duarve të tyre,
para asaj që bënë gishtat e tyre.
9 Po, përkulen, dhe e ulin veten,
ndaj ti s’mund t’i falësh.
10 Hyr në shkëmb dhe fshihu në dhé,
për shkak të pranisë së tmerrshme të Jehovait
dhe shkëlqimit të tij madhështor.+
Ajo po vjen mbi çdo njeri kryelartë e fodull,
mbi këdo, mbi ata të shtresës së lartë e të ulët;+
13 mbi tërë cedrat e Libanit, të lartë e madhështorë,
e mbi tërë lisat e Bashanit;
14 mbi tërë malet e larta
e tërë kodrat e lartuara;
15 mbi çdo kullë të lartë dhe mbi çdo mur të fortifikuar;
16 mbi tërë anijet e Tarshishit+
e mbi tërë varkat e bukura.
17 Fodullëku i njeriut do të poshtërohet,
dhe arroganca e tij do të përkulet.
Vetëm Jehovai do të lartësohet atë ditë.
18 Perënditë e kota do të zhduken krejt.+
19 Njerëzit do të hyjnë nëpër shpellat e shkëmbinjve
dhe nëpër guvat e tokës,+
për shkak të pranisë së tmerrshme të Jehovait
dhe shkëlqimit të tij madhështor,+
kur ai të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet e të tmerrohet.
20 Atë ditë, njerëzit do t’i marrin perënditë e kota prej argjendi e ari,
që kishin bërë për t’u përkulur para tyre,
e do t’ua hedhin minjve* dhe lakuriqëve të natës,+
21 dhe do të hyjnë nëpër guvat e shkëmbinjve
dhe nëpër të çarat e shkrepave,
për shkak të pranisë së tmerrshme të Jehovait
dhe shkëlqimit të tij madhështor,
kur ai të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet e të tmerrohet.
22 Për të mirën tuaj, mos i besoni më njeriut,
sepse është po aq i brishtë sa fryma në flegrat e tij.
E pse të merret parasysh?!