Proverbat
5 Biri im, kushtoji vëmendje mençurisë sime.
Më dëgjo me kujdes* tek të mësoj aftësinë dalluese,+
2 që të ruash aftësinë tënde për të menduar mirë
dhe të mbrosh njohurinë e vërtetë me buzët e tua,+
3 sepse buzët e një gruaje të ulët* pikojnë si hoje mjalti,+
dhe goja e saj është më ledhatuese se vaji.+
5 Këmbët e saj zbresin në vdekje,
hapat e saj të çojnë drejt e në Varr.*
6 Ajo nuk mendon aspak për shtegun e jetës;
endet nëpër udhën e saj pa e ditur ku e çon.
7 Tani, biri im, më dëgjo
dhe mos ia kthe shpinën asaj që po them.
8 Qëndro sa më larg saj
e mos iu afro hyrjes së shtëpisë së saj,+
9 që të mos e humbasësh dinjitetin në sytë e të tjerëve+
e të mos korrësh vite vuajtjesh;+
10 që pasurinë* tënde të mos e përpijnë të panjohurit+
dhe mundi yt të mos shkojë për shtëpinë e një të huaji.
11 Përndryshe do të rënkosh kur jeta të të perëndojë,
kur mishi dhe trupi të të treten+
12 e të thuash: «Sa e urreva disiplinën!
Sa e përçmoi zemra ime korrigjimin!
13 Nuk e dëgjova zërin e atyre që më këshillonin,
as u kushtova vëmendje atyre që më mësonin.
dhe gëzofsh me gruan e rinisë sate,+
Gjinjtë e saj të kënaqshin* gjithë kohës!
Nga dashuria e saj qofsh përherë i magjepsur!+
20 Biri im, pse të magjepsesh pas një gruaje të ulët?*
Pse të pushtosh gjinjtë e një gruaje imorale?*+
23 Ai do të vdesë prej mungesës së disiplinës
dhe do të hyjë në rrugë të shtrembër nga marrëzia e tij e pafund.