Eklisiastiu
2 Atëherë thashë me vete: «Do të provoj kënaqësitë* e jetës dhe do të shoh ç’të mira vijnë.» Por ja, edhe kjo ishte kotësi.
3 Vendosa në zemër t’i bëja qejfin vetes e të jepesha pas verës,+ por pa e humbur mençurinë. Madje u kapa fort pas marrëzisë, që të zbuloja cila është gjëja më e mirë që mund të bëjë njeriu gjatë jetës së tij të shkurtër nën qiej. 4 U mora me vepra të mëdha.+ Ndërtova shtëpi+ dhe mbolla vreshta për veten.+ 5 Bëra kopshte e parqe, dhe mbolla në to pemë frutore të çdo lloji. 6 Bëra edhe rezervuarë me ujë për të vaditur pyllishte të harlisura.* 7 Mora shërbëtorë dhe shërbëtore,+ madje pata shërbëtorë që lindën në shtëpinë time. Po ashtu pata shumë bagëti, të trasha e të imëta,+ më shumë se kushdo përpara meje në Jerusalem. 8 Grumbullova argjend dhe ar,+ thesaret* e mbretërve dhe të provincave.+ Mblodha këngëtarë e këngëtare, si dhe ato që u sjellin kënaqësi të thellë bijve të njerëzve: një grua, po, shumë gra.* 9 Kështu u madhërova dhe ia kalova kujtdo para meje në Jerusalem.+ Për më tepër, mençuria nuk u nda prej meje.
10 Çdo gjë që dëshirova,* nuk ia mohova vetes.+ Nuk ia kurseva zemrës asnjë lloj kënaqësie,* sepse gjithë puna ime e palodhur ma mbushte zemrën me gëzim, dhe ky ishte shpërblimi* për gjithë mundin tim.+ 11 Por kur u mendova mirë për gjithë punët që bëra me duart e mia dhe djersën që derdha për to,+ pashë që çdo gjë ishte kotësi, një rropatje pas erës.+ S’kishte asgjë që t’ia vlente vërtet* nën diell.+
12 Pastaj i kushtova vëmendje mençurisë, budallallëkut* dhe marrëzisë.+ (E ç’mund të bëjë ai që i zë vendin mbretit, përveçse asaj që tashmë është bërë?!) 13 Atëherë pashë se ka më shumë epërsi mençuria se marrëzia,+ ashtu sikurse ka më shumë epërsi drita se errësira.
14 I mençuri i mban sytë hapur,*+ ndërsa i pamendi ecën në errësirë.+ Kam kuptuar edhe se të gjithë i pret i njëjti fund.+ 15 Kështu thashë me vete: «Edhe mua do të më ndodhë ajo që do t’i ndodhë të pamendit.»+ E për çfarë u bëra tejet i mençur?! Atëherë thashë me vete: «Edhe kjo është kotësi!», 16 sepse as i mençuri, as i pamendi, s’do të kujtohen gjatë.+ Në ditët që do të vijnë, secili ka për t’u harruar. E si do të vdesë i mençuri? Njësoj si i pamendi.+
17 Prandaj e urreva jetën,+ sepse gjithçka që bëhej nën diell më dukej dëshpëruese, sepse çdo gjë ishte kotësi,+ një rropatje pas erës.+ 18 I urreva të gjitha gjërat për të cilat isha munduar kaq shumë nën diell,+ sepse duhej t’ia lija atij që do të më zinte vendin.+ 19 E kush e di nëse ai do të jetë i mençur apo i marrë?+ Sido që të jetë, ai do të shtjerë në dorë të gjitha gjërat që fitova me mund e mençuri nën diell. Edhe kjo është kotësi. 20 Prandaj zemrën ma mbërtheu dëshpërimi për gjithë punën e mundimshme nga e cila isha sfilitur nën diell. 21 Vërtet, dikush mund të punojë pa u kursyer dhe me mençuri, njohuri e mjeshtëri, por duhet t’ia lërë trashëgiminë e vet* dikujt që nuk është munduar fare për të.+ Edhe kjo është e kotë dhe tragjike.*
22 Ç’dobi ka njeriu nga gjithë mundi i tij dhe nga ambicia që e shtyn* të punojë fort nën diell?+ 23 Se gjatë gjithë ditëve të tij, puna i sjell dhembje e zhgënjim,+ madje edhe natën zemra nuk i gjen prehje.+ Edhe kjo është kotësi.
24 Për njeriun s’ka asgjë më të mirë se të hajë, të pijë dhe të kënaqet me mundin e vet.+ Kam kuptuar se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë së vërtetë,+ 25 sepse kush ha e pi më mirë se unë?!+
26 Ai i jep mençuri, njohuri dhe gëzim njeriut që ka pëlqimin e tij.+ Kurse mëkatarit i ngarkon këtë detyrë: të mbledhë e të grumbullojë vetëm e vetëm për njeriun që ka pëlqimin e Perëndisë së vërtetë.+ Edhe kjo është kotësi, një rropatje pas erës.