Levitiku
16 Jehovai i foli Moisiut pas vdekjes së dy djemve të Aronit, të cilët vdiqën ngaqë u afruan në mënyrë të papranueshme para Jehovait.+ 2 Jehovai i tha Moisiut: «Thuaji Aronit, vëllait tënd, që të mos hyjë kohë pa kohë në vendin e shenjtë+ brenda perdes,*+ përballë kapakut që është mbi Arkë, që të mos vdesë,+ sepse unë do të shfaqem mbi kapak+ në një re.+
3 Kur të hyjë në vendin e shenjtë, Aroni do të sjellë një dem të ri si blatim për mëkatin+ dhe një dash si blatim të djegur.+ 4 Ai duhet të veshë veshjen e gjatë të shenjtë prej liri+ dhe mbathjet prej liri*+ për të mbuluar trupin.* Gjithashtu duhet të mbështjellë rreth vetes brezin e endur prej liri+ dhe rreth kokës çallmën e veçantë prej liri.+ Këto janë rroba të shenjta.+ Megjithatë, më parë do të lajë trupin me ujë,+ e pastaj do të veshë rrobat.
5 Aroni duhet të marrë nga asambleja e izraelitëve+ dy keca meshkuj si blatim për mëkatin dhe një dash si blatim të djegur.
6 Pastaj Aroni do të paraqitë për veten demin e blatimit për mëkatin, dhe do të bëjë shlyerjen për veten+ e për shtëpinë e tij.
7 Pas kësaj do të marrë dy cjeptë, do t’i vërë para Jehovait në hyrje të tendës së takimit 8 dhe do të hedhë short për dy cjeptë: njërin short për Jehovain, tjetrin për azazel.* 9 Cjapin që i ra shorti+ për Jehovain, Aroni do ta paraqitë si blatim për mëkatin. 10 Kurse cjapin që i ra shorti për azazel, duhet ta paraqitin të gjallë para Jehovait, që të bëhet shlyerja mbi të, e të dërgohet në shkretëtirë për azazel.+
11 Kështu, Aroni do të paraqitë për veten demin e blatimit për mëkatin, do të bëjë shlyerjen për veten e për shtëpinë e tij, dhe pastaj do ta therë demin e blatimit për mëkatet e veta.+
12 Do të marrë mbajtësen e zjarrit+ e do ta mbushë plot me thëngjij nga altari+ që është para Jehovait, si edhe dy grushte me temjan të imët aromatik+ e do t’i çojë brenda perdes.+ 13 Gjithashtu do ta vërë temjanin në zjarr para Jehovait,+ që të mos vdesë, dhe reja e temjanit do të mbulojë kapakun e Arkës+ që është mbi Dëshminë.*+
14 Aroni do të marrë ca nga gjaku i demit+ e do ta spërkatë me gisht tokën përballë kapakut, në anën lindore; ca nga gjaku do ta spërkatë shtatë herë me gisht në tokë para kapakut.+
15 Pastaj do të therë cjapin e blatimit për mëkatin që u paraqit për popullin,+ do ta çojë gjakun e tij brenda perdes+ dhe do të bëjë me të+ njësoj siç bëri me gjakun e demit; ai do të spërkatë tokën në drejtim të kapakut, pra, para kapakut.
16 Aroni duhet të bëjë shlyerjen për Më të Shenjtën, për shkak të veprave të papastra të izraelitëve, të shkeljeve* dhe të mëkateve të tyre.+ Po kështu duhet të bëjë edhe për tendën e takimit që ndodhet mes izraelitëve, të cilët bëjnë vepra të papastra.
17 Në tendën e takimit s’duhet të ketë asnjeri tjetër, që nga momenti kur Aroni hyn në vendin e shenjtë për të bërë shlyerjen e derisa del. Ai do të bëjë shlyerjen për veten, për shtëpinë e tij+ dhe për tërë kongregacionin e Izraelit.+
18 Pastaj do të dalë e do të shkojë tek altari+ që është para Jehovait e do të bëjë shlyerjen për të; do të marrë ca nga gjaku i demit dhe ca nga gjaku i cjapit e do t’i vërë te brirët e altarit në të gjitha anët. 19 Gjithashtu do të spërkatë me gisht shtatë herë ca nga gjaku mbi altar dhe do ta pastrojë e do ta shenjtërojë altarin nga veprat e papastra të izraelitëve.
20 Pasi të ketë bërë shlyerjen+ për Më të Shenjtën, për tendën e takimit dhe për altarin,+ Aroni do të paraqitë edhe cjapin e gjallë.+ 21 Ai do të vërë të dyja duart mbi kokën e cjapit të gjallë e mbi të do të rrëfejë tërë fajet e izraelitëve, tërë shkeljet e tërë mëkatet e tyre, e do t’ia vërë këto mbi kokë.+ Pastaj, nëpërmjet një personi të caktuar për këtë,* do ta dërgojë cjapin në shkretëtirë. 22 Cjapi do t’i mbartë mbi vete tërë fajet e tyre+ në një vend të shkretë,+ dhe ai do ta dërgojë cjapin në shkretëtirë.+
23 Pastaj Aroni do të hyjë në tendën e takimit, do të heqë rrobat prej liri që veshi kur hyri në vendin e shenjtë dhe do t’i lërë atje. 24 Do të lajë trupin* me ujë+ në një vend të shenjtë dhe do të veshë rrobat e tij të shenjta.+ Pastaj do të dalë e do të paraqitë blatimin e tij të djegur+ e blatimin e djegur të popullit+ dhe do të bëjë shlyerjen për veten dhe për popullin.+ 25 Dhjamin e blatimit për mëkatin do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym mbi altar.
26 Personi që e dërgoi cjapin për azazel,+ duhet të lajë rrobat dhe trupin me ujë, e pas kësaj mund të hyjë në kamp.
27 Demi si blatim për mëkatin dhe cjapi si blatim për mëkatin, gjaku i të cilëve u çua për të bërë shlyerjen brenda vendit të shenjtë, do të nxirren jashtë kampit, dhe lëkura, mishi e bajgat e tyre do të digjen në zjarr.+ 28 Ai që do t’i djegë, duhet të lajë rrobat dhe trupin me ujë, e pas kësaj mund të hyjë në kamp.
29 Ky do të jetë një ligj i pandryshueshëm për ju: ditën e dhjetë të muajit të shtatë duhet të mundoni veten* dhe nuk do të bëni asnjë punë,+ qofshi vendës, qofshi të ardhur. 30 Në këtë ditë do të bëhet shlyerja+ për ju, që të shpalleni të pastër. Kështu do të jeni të pastër para Jehovait nga tërë mëkatet tuaja.+ 31 Ky është sabat, pushim i plotë për ju, dhe në këtë ditë ju duhet të mundoni veten.+ Ky është një ligj i pandryshueshëm.
32 Prifti që do të miroset*+ e do të emërohet* për të shërbyer si prift+ pas të atit,+ do të bëjë shlyerjen dhe do të veshë rrobat prej liri,+ rrobat e shenjta.+ 33 Ai do të bëjë shlyerjen për Më të Shenjtën,+ për tendën e takimit+ dhe për altarin;+ do të bëjë shlyerjen edhe për priftërinjtë dhe për tërë kongregacionin.+ 34 Ky do të jetë një ligj i pandryshueshëm për ju,+ që një herë në vit të bëhet shlyerja për izraelitët, për shkak të tërë mëkateve të tyre.»+
Kështu, ai bëri siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.