Psalmi
Lavd, psalm i Davidit.
א [Alef]
145 Unë do të të lartësoj, o Perëndia im, o Mbreti im!+
Në jetë të jetëve, emrin tënd do ta lëvdoj!+
ב [Beth]
2 Gjithë ditën e ditës do të të përlëvdoj!+
Në jetë të jetëve, emrin tënd do ta lëvdoj!+
ג [Gimel]
3 I madhërishëm është Jehovai dhe tejet i denjë të lëvdohet!+
Madhështia e tij është e pahetueshme!*+
ד [Daleth]
ה [He]
5 Ata do të tregojnë për madhështinë tënde të shkëlqyer e të lavdishme,+
dhe unë do të meditoj* për veprat e tua të mrekullueshme.
ו [Ua]
6 Ata do të flasin për veprat e tua mbresëlënëse,
dhe unë do t’i bëj jehonë madhështisë sate.
ז [Zajin]
7 Kur mirësinë tënde të madhe të kujtojnë, fjalët do t’u vërshojnë lumë,+
dhe gjithë gëzim do të brohorasin për drejtësinë tënde.+
ח [Heth]
8 Jehovai është i dhembshur* dhe i mëshirshëm,+
nuk zemërohet shpejt dhe është plot dashuri besnike.+
ט [Teth]
י [Jod]
כ [Haf]
11 Kudo do të shpallin sa e lavdishme është mbretëria jote+
dhe do të flasin gjithnjë për fuqinë tënde,+
ל [Lamed]
12 që t’i tregojnë gjithë botës për veprat e tua të fuqishme+
dhe për mbretërinë tënde+ të lavdishme e të shkëlqyer.
מ [Mem]
ס [Sameh]
14 Jehovai u bëhet krah të gjithë atyre që po bien;+
ai i ngre të gjithë ata që janë kërrusur nga hallet.+
ע [Ajën]
פ [Pe]
16 Ti hap dorën dhe plotëson dëshirën e çdo krijese.+
צ [Cade]
ק [Kof]
ר [Resh]
19 Ai ua plotëson dëshirat atyre që e nderojnë thellësisht;*+
i dëgjon thirrjet e tyre për ndihmë dhe ai vetë i çliron.+
ש [Shin]
ת [Ta]