Psalmi
Lëvdo Jehovain, o shpirti* im!+
2 Gjithë jetën time Jehovain do të lëvdoj.
Sa të kem frymë, Perëndisë tim do t’i këndoj lavde.*
5 Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë!+
Lum ai që i mban shpresat te Jehovai, Perëndia i tij,+
6 te Bërësi i qiellit, i tokës, i detit
dhe i gjithçkaje që është në ta,+
tek Ai që është gjithnjë besnik,+
7 tek Ai që u siguron drejtësi të shtypurve,
tek Ai që u jep bukë të uriturve;+
po, Jehovai i çliron ata që janë nën vargonj.+
8 Jehovai u kthen dritën e syve të verbërve;+
Jehovai i ngre ata që janë kërrusur nga hallet;+
Jehovai i do të drejtët.
Lëvdoni Jah!*