20 Vera të bën qesharak+ dhe alkooli të pashtruar;+
kushdo që del nga rruga e drejtë prej tyre, nuk është i mençur.+
2 Tmerri që ngjall mbreti, është si ulërima e luanit;+
kush provokon zemërimin e tij, rrezikon jetën e vet.+
3 Është nder për njeriun t’i shmangë debatet,+
por i marri përzihet në to.+
4 Përtaci nuk e punon tokën në dimër,
prandaj do të lypë gjatë të korrave, kur të mos ketë gjë.+
5 Mendimet e zemrës së njeriut janë si ujëra të thella,
por njeriu me aftësi dalluese i nxjerr në sipërfaqe.
6 Shumë thonë se kanë dashuri besnike,
por kush mund të gjejë një njeri vërtet besnik?!
7 I drejti ecën me integritet.+
Sa të lumtur janë fëmijët e tij!+
8 Kur ulet në fron për të gjykuar,+
mbreti e shoshit gjithë të keqen me një vështrim.+
9 Kush mund të thotë:
«E kam pastruar zemrën,+ jam i kulluar, pa mëkat.»+
10 Peshat me hile dhe masat e mangëta,
janë që të dyja të neveritshme për Jehovain.+
11 Edhe fëmija njihet nga veprimet e tij,
në ka sjellje të pafajshme dhe të drejtë.+
12 Si veshin që dëgjon, edhe syrin që shikon,
që të dy i ka bërë Jehovai.+
13 Mos e duaj gjumin, përndryshe të pret skamja;+
hapi sytë dhe do të ngopesh me bukë.+
14 «S’qenka gjë, s’qenka gjë!»—thotë blerësi,
pastaj largohet dhe mburret për blerjen.+
15 Dikush mund të ketë ar dhe plot korale,
por buzët e njohurisë janë më të çmuara.+
16 Nëse një burrë del garant për një të panjohur, merri rrobën;+
nëse bën po njësoj për një grua të huaj, merri një peng.+
17 Buka e fituar me hile, i shijon njeriut,
por pastaj ia lë gojën plot zhavorr.+
18 Kur konsultohesh, planet realizohen me sukses,+
prandaj luftën bëje nën udhëheqje të mençur.+
19 Kush e ka gjuhën të gjatë, shkon vërdallë për të treguar bisedat e bëra në mirëbesim.+
Mos u shoqëro me një që vdes të merret me thashetheme!
20 Atij që mallkon babanë dhe nënën,
do t’i shuhet llamba kur të bjerë errësira.+
21 Trashëgimia e fituar me lakmi në fillim,
s’ka për të qenë bekim në fund.+
22 Mos thuaj: «Do ta kthej të keqen me të keqe!»+
Shpreso te Jehovai,+ dhe ai do të të shpëtojë.+
23 Peshat me hile janë të neveritshme për Jehovain,
dhe peshoret e rreme janë të këqija për të.
24 Jehovait i takon të drejtojë hapat e njeriut.+
Si mund ta dallojë, pra, njeriu udhën e vet?
25 Është lak për njeriun të thotë pa u menduar: «Është e shenjtë!»,+
dhe t’i shqyrtojë zotimet vetëm pasi t’i ketë marrë.+
26 Mbreti i mençur i shoshit të ligjtë+
dhe i ndan veç si ndahet byku nga gruri.+
27 Fjalët e njeriut janë llamba e Jehovait,
e cila hedh dritë në skutat më të thella të zemrës.
28 Dashuria besnike dhe e vërteta e mbrojnë mbretin;+
me anë të dashurisë besnike e bën fronin të patundur.+
29 Lavdia e të rinjve është fuqia e tyre,+
dhe shkëlqimi i të moshuarve janë flokët e bardhë.+
30 Të vrarat dhe plagët e zhdukin të keqen,+
dhe të goditurat pastrojnë skutat më të thella të zemrës.