Psalmi
LIBRI I PARË
(Psalmet 1-41)
1 Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillave të të ligjve,
që nuk vë këmbë në shtegun e mëkatarëve+
dhe nuk ulet këmbëkryq me tallësit,+
3 Ai do të jetë si një pemë e mbjellë buzë përrenjve plot ujë,*
që jep fryt në stinën e vet
e që nuk i thahen gjethet;
çdo gjë që bën, do t’i shkojë mbarë.+
4 Kurse të ligjtë nuk janë të tillë,
por i ngjajnë bykut që era e merr tutje.