Isaia
30 Jehovai thotë: «Mjerë bijtë kokëfortë,+
ata që thurin plane që nuk vijnë nga unë,+
që lidhin aleanca,* por kundër vullnetit tim,*
për t’i shtuar mëkatet njëri pas tjetrit.
2 Pa më pyetur,*+ ata zbresin në Egjipt+
që të kenë mbrojtjen e faraonit*
dhe që të gjejnë strehë nën hijen e Egjiptit.
3 Por mbrojtja e faraonit do të shndërrohet në turp për ju,
kurse streha nën hijen e Egjiptit do të kthehet në poshtërim për ju.+
5 Të gjithë do të turpërohen
për një popull që nuk do t’u hyjë fare në punë,
që s’jep asnjë ndihmë dhe nuk sjell asnjë dobi,
por vetëm turp e poshtërim.»+
6 Shpallje kundër kafshëve të jugut.*
Përmes një vendi vuajtjesh dhe vështirësish,
me luanë, po, me luanë që ulërijnë,
me nepërka e gjarpërinj helmues që hidhen si shigjetë,*
ata e mbartin pasurinë mbi kurrizin e gomarëve
dhe furnizimet mbi gungat e deveve.
Por këto gjëra s’do t’i hyjnë në punë popullit,
7 sepse ndihma e egjiptianëve është krejt e pavlerë.+
Prandaj unë e quajta atë: «Rahabë*+ që rri kot.»
8 «Tani shko, shkruaje këtë në një pllakë në prani të tyre,
po, shkruaje në një libër,+
që të shërbejë për një ditë të ardhme,
si dëshmi e përhershme.+
10 Ata u thonë parashikuesve: ‘Mos shikoni!’
U thonë edhe vegimtarëve: ‘Mos na thoni vegime* të vërteta.+
Na thoni gjëra që na pëlqejnë;* në vegim shihni iluzione.+
11 Largohuni nga ajo udhë, lëreni atë shteg.
Mos na e përmendni më të Shenjtin e Izraelit!’»+
12 Prandaj kështu thotë i Shenjti i Izraelit:
«Meqë e hidhni poshtë fjalën time,+
besoni te gënjeshtrat e te mashtrimet,
dhe mbështeteni tek ato,+
13 ky faj do të bëhet për ju si një mur i lartë e i plasaritur,
që është i fryrë dhe gati të bjerë.
Ai do të shembet papritur, në një çast.
14 Do të copëtohet si qypi i madh i poçarit,
do të thërrmohet kaq shumë, sa s’do të mbetet asnjë copë
për të marrë zjarr në vatër
ose për të marrë ujë nga një pellg.»*
15 Se kështu thotë Zotëria Sovran Jehova, i Shenjti i Izraelit:
«Nëse ktheheni tek unë dhe rrini të qetë, atëherë do të shpëtoni;
fuqia juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj.»+
Por ju nuk deshët.+
16 Përkundrazi thatë: «Jo, do t’ia mbathim me kuaj!»
Prandaj do t’ia mbathni.
«Mbi kuaj të shpejtë do të kalërojmë!»+
Atëherë ndjekësit tuaj do të jenë të shpejtë.+
17 Një mijë do të dridhen prej kërcënimit të një të vetmi.+
Ju do t’ia mbathni prej kërcënimit të pesë vetave,
derisa ata që do të mbeten nga ju, do të jenë si një shtyllë në majë të malit,
18 Por Jehovai mezi pret* që të tregohet zemërmirë me ju+
dhe t’ju tregojë mëshirë,+
sepse Jehovai është Perëndi i drejtësisë.+
Të lumtur janë të gjithë ata që e presin plot shpresë!*+
19 Kur populli të banojë në Sion, në Jerusalem,+ nuk do të qash më.+ Me të dëgjuar klithmën tënde për ndihmë, ai do të tregohet zemërmirë me ty; po, sapo ta dëgjojë, ai do të të përgjigjet.+ 20 Ndonëse Jehovai do t’ju japë vuajtje si bukë dhe shtypje si ujë,+ Mësuesi yt i Madh nuk do të fshihet më, dhe ti do ta shohësh me sytë e tu Mësuesin tënd të Madh.+ 21 Ngado që të shkoni, djathtas ose majtas,+ do të dëgjoni* nga pas fjalët: «Kjo është udha.+ Ecni në të!»
22 Ju do të ndotni veshjen prej argjendi të shëmbëlltyrave tuaja të skalitura dhe veshjen prej ari të statujave tuaja prej metali.*+ Ju do t’i flakni ato si të ishin një copë e përdorur gjatë menstruacioneve, e do t’u thuash: «Zhdukuni prej këtej!»*+ 23 Ai do të dërgojë shi për farën që ke mbjellë,+ dhe toka do të japë bukë të bollshme e të shkëlqyer.*+ Atë ditë bagëtia jote do të kullotë në livadhe të gjera.+ 24 Gjedhët dhe gomarët që punojnë tokën, do të hanë tagji të përzier me lëpjetë, të pastruar e të hedhur në erë me lopatë e me sfurk. 25 Ditën e masakrës së madhe, kur të bien kullat, mbi çdo mal dhe kodër të lartë do të ketë rrëke dhe lumenj plot ujë.+ 26 Ditën që Jehovai do të fashojë kockën e thyer* të popullit të tij+ dhe do të shërojë plagën e rëndë të goditjes së tij,+ drita e hënës së plotë do të bëhet si drita e diellit, dhe drita e diellit do të jetë shtatë herë më e fortë,+ sa drita e shtatë ditëve.
27 Ja, emri i Jehovait po vjen nga larg,
i ndezur nga zemërimi dhe i rrethuar me re të dendura.
Buzët e tij janë plot indinjatë
dhe gjuha e tij është si një zjarr që përpin.+
28 Fryma e tij është si një përrua përmbytës që arrin deri në grykë,
që vjen për t’i shoshitur kombet me shoshën e shkatërrimit*
dhe për t’u vënë popujve një fre në nofulla+ që t’i çojë në rrugë të gabuar.
29 Por ju do të këndoni ashtu si këndoni natën
kur përgatiteni* për një festë,+
dhe do të keni gëzim në zemër
si ai që ecën nën tingujt e fyellit,
ndërsa ngjitet në malin e Jehovait, Shkëmbit të Izraelit.+
30 Me flakët e një zjarri që përpin,+
me rrebesh,+ shtrëngatë e breshër,+
Jehovai do të bëjë që të dëgjohet zëri i tij madhështor+
dhe do të tregojë forcën e krahut të tij+ në kulmin e zemërimit.+
32 Çdo goditje që Jehovai do t’i japë Asirisë
me thuprën e ndëshkimit,
do të shoqërohet me dajre e me harpa,+
teksa ai lufton me krahun e vet kundër saj në betejë.+
Ai* ka përgatitur një vend të thellë e të gjerë,
të mbushur plot me dru e me zjarr.
Fryma e Jehovait, si një përrua squfuri,
do ta ndezë flakë.