Jobi
42 Atëherë Jobi iu përgjigj Jehovait:
3 Ti the: ‘Kush je ti që t’i vësh në dyshim vendimet e mia kur s’ke njohuri?’+
Vërtet, unë fola, por pa kuptuar;
fola për gjëra tepër të mrekullueshme e që nuk i njoh.+
5 Veç kisha dëgjuar të flitej për ty,
por tani të shoh me sytë e mi.
7 Pasi Jehovai mbaroi me Jobin, Jehovai iu drejtua Elifazit, temanitit:
«Më vlon zemërimi kundër teje dhe kundër dy shokëve të tu,+ se nuk thatë të vërtetën për mua,+ siç bëri Jobi, shërbëtori im. 8 Tani merrni shtatë dema dhe shtatë desh, shkoni te Jobi, shërbëtori im, dhe paraqitni një flijim të djegur për veten. Pastaj Jobi, shërbëtori im, do të lutet për ju.+ Unë do ta pranoj patjetër kërkesën e tij* që të mos veproj me ju sipas marrëzisë suaj, sepse nuk thatë të vërtetën për mua, siç bëri Jobi, shërbëtori im.»
9 Kështu temaniti Elifaz, shuahiti Beldad dhe namatiti Zofar ikën e bënë siç u tha Jehovai; dhe Jehovai e pranoi lutjen e Jobit.
10 Pasi Jobi u lut për shokët,+ Jehovai u dha fund vuajtjeve të tij+ dhe ia ktheu përsëri begatinë.* Jehovai i dha dyfishin e asaj që kishte pasur më parë.+ 11 Atëherë tërë vëllezërit dhe motrat, si edhe miqtë e dikurshëm,+ shkuan ta takonin dhe hëngrën së bashku në shtëpinë e tij. Ata ia qanë hallin dhe e ngushëlluan për gjithë të këqijat që Jehovai kishte lejuar t’i binin; secili i dha një dhuratë në pará dhe një unazë ari.
12 Kështu Jehovai i bekoi vitet e mëvonshme të jetës së Jobit më shumë se të mëparshmet,+ dhe ai pati 14.000 kokë dhen, 6.000 deve, 2.000 qe* dhe 1.000 gomarica.+ 13 Pati edhe shtatë djem e tri vajza të tjera.+ 14 Të parën e quajti Jemima, të dytën Kezia dhe të tretën Keren-Hapuk. 15 Në mbarë vendin, s’kishte vajza më të bukura se bijat e Jobit; i ati u dha trashëgimi bashkë me vëllezërit e tyre.
16 Pas kësaj, Jobi jetoi edhe 140 vjet dhe i pa fëmijët e nipërit e tij për katër breza. 17 Në fund Jobi vdiq, pas një jete të gjatë e të lumtur.*