Kënga e Solomonit
4 «Sa e bukur je, o e dashura ime!
Oh, sa e bukur je!
Sytë e tu pas velit janë si të pëllumbeshave.
Flokët e tu derdhen si një kope dhish,
që zbresin nga malet e Galadit.+
2 Dhëmbët e tu janë si një kope delesh,
që sapo janë qethur e janë larë;
të gjitha kanë binjakë,
e asnjëra nuk ka humbur të vegjlit e saj.
3 Fjongo e kuqe flakë janë buzët e tua,
të ëmbla fjalët që thua.
Si thelët e shegës të duken mollëzat* pas velit.
4 Si kulla e Davidit+ është qafa jote,+
me shtresa gurësh ndërtuar,
ku një mijë mburoja varur janë,
gjithë mburojat e rrumbullakëta të trimave.+
6 «Para se flladi i ditës të fryjë* dhe hijet të fashiten,
për në malin e mirrës udhën do të marr,
për në kodrën e temjanit të bardhë.»+
Zbrit nga maja e Amanës,*
nga maja e Senirit, po, nga Hermoni,+
nga strofkat e luanëve, nga malet e leopardëve!
9 O e shtrenjta ime, nusja ime, ti zemrën ma ke rrëmbyer.+
Veç me një shikim të syve të tu,
veç me një zbukurim të varëses sate,
zemrën ma ke rrëmbyer.
10 Sa të bukura janë shprehjet e tua të dashurisë,+ o e shtrenjta ime, nusja ime!
Shprehjet e tua të dashurisë janë shumë më të ëmbla se vera,+
aroma e parfumit tënd është më e këndshme se gjithë aromatikët!+
Si aroma e Libanit është aroma e rrobave të tua.
12 Një kopsht i mbyllur është e shtrenjta ime, nusja ime,
po, një kopsht i mbyllur, një krua i vulosur.
13 Filizat* e tu një parajsë* shegësh janë,
ku gjen fruta nga më të zgjedhurat, bimë kënaje e nardi,
14 nard+ e shafran, kallam*+ e kanellë,+
lloj-lloj pemësh temjani të bardhë, mirrë e aloe,*+
dhe më të mirët e gjithë aromatikëve.+
15 Ti je si krua që gurgullon mes një kopshti,
një pus me ujë të freskët,
si rrëke që vërshojnë nga Libani.+
16 Zgjohu, o veri! Eja, o jugë!
Ëmbël fryni mbi kopshtin tim,
që e këndshmja aromë kudo të shkojë.»
«Sa do të doja që i shtrenjti im në kopshtin e vet të vinte
dhe frutat e tij më të zgjedhura të shijonte.»