Proverbat
22 Më mirë të bësh emër të mirë,* se pasuri të madhe.+
Të gëzosh respektin* e të tjerëve, është më mirë se argjendi dhe ari.
2 I pasuri dhe i varfri kanë këtë të përbashkët:*
Jehovai i ka bërë që të dy.+
16 Kush zhvat të varfrin që të mbushë xhepat e vet,+
dhe kush i jep dhurata të pasurit,
do të bjerë në varfëri.
17 Dëgjoji dhe vërua veshin fjalëve të të mençurve,+
që zemra jote të priret drejt njohurisë sime,+
18 sepse është kënaqësi t’i mbash ato në zemër,+
e kështu asnjë prej tyre nuk do të largohet kurrë nga buzët e tua.+
19 Që siguria jote të jetë te Jehovai,
po të jap sot njohuri.
20 A nuk të kam shkruar tashmë
duke të dhënë këshilla dhe njohuri,
21 për të të mësuar fjalë të vërteta e të besueshme,
që t’ia raportosh me saktësi atij që të dërgoi?
22 Mos i grabit të varfrit, ngaqë janë të varfër,+
dhe mos i shtyp të përvuajturit te porta e qytetit,+
23 sepse çështjen e tyre do ta mbrojë vetë Jehovai+
dhe ai do t’ua marrë jetën atyre që i zhvatin.
24 Mos u shoqëro me njeriun gjaknxehtë,
dhe mos u përziej me njeriun zemërak,
25 që të mos i mësosh kurrë udhët e tyre,
dhe pa e kuptuar të biesh në kurth.+
26 Mos ji ndër ata që shtrëngojnë dorën në shenjë zotimi,
që dalin garant për huanë e tjetrit,+
27 sepse, nëse nuk ke asgjë me se të paguash,
do të ta marrin edhe shtratin ku je shtrirë!
29 A ke parë një njeri të zotin në punën e tij?
Ai do të zërë vend para mbretërve,+
dhe jo para njerëzve të zakonshëm.