Eklisiastiu
5 Ki kujdes* kurdo që të shkosh në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+ Është më mirë të shkosh për të dëgjuar,+ se të ofrosh një flijim si bëjnë të pamendët+ që s’e kuptojnë që bëjnë veç keq.
2 Goja jote të mos nxitohet dhe zemra jote të mos flasë pa u menduar para Perëndisë së vërtetë,+ sepse Perëndia i vërtetë është lart në qiej, kurse ti je poshtë në tokë, prandaj duhet të jesh fjalëpak.+ 3 Nga meraku i tepërt* shihen ëndrra,+ dhe nga fjalët e shumta burojnë dërdëllitjet e të pamendit.+ 4 Sa herë të marrësh një zotim para Perëndisë, mos vono ta mbash,+ sepse ai nuk kënaqet me të pamendët.+ Zotimin që merr, mbaje.+ 5 Është më mirë të mos e marrësh një zotim, se ta marrësh e të mos e mbash.+ 6 Mos e lejo gojën të të bëjë të mëkatosh*+ dhe mos thuaj para një engjëlli* se fole pa u menduar.+ Pse të indinjohet Perëndia i vërtetë nga ajo që the, e të detyrohet të shkatërrojë punën e duarve të tua?!+ 7 Nga meraku i tepërt shihen ëndrra,+ e po njësoj, fjalët e shumta nuk sjellin gjë. Më mirë ki nderim të thellë për Perëndinë e vërtetë.*+
8 Nëse sheh në krahinën tënde se të varfrit shtypen, drejtësia shkelet dhe jepen gjykime të padrejta, mos u trondit,+ sepse atë zyrtar të lartë po e vëzhgon një më i lartë se ai, dhe ka të tjerë që janë akoma më të lartë se ata.
9 Të gjithë këta burra hanë nga prodhimi i tokës, madje edhe vetë mbreti ushqehet me prodhimin e arës.+
10 Ai që do argjendin, s’ngopet kurrë me argjend, as ai që do pasurinë, me të ardhura.+ Edhe kjo është kotësi.+
11 Kur shtohen të mirat, shtohen edhe ata që i harxhojnë.+ E ç’përfitim ka pronari, përveçse t’i shohë ato me sy?!+
12 I ëmbël është gjumi i atij që shërben, edhe nëse ha pak, edhe nëse ha shumë; por bollëku nuk e lë të pasurin të vërë gjumë në sy.
13 Kam parë nën diell një tragjedi* të madhe: dikush grumbullon pasuri në dëm të vetes. 14 Ato pasuri marrin fund për shkak të ndonjë falimentimi* dhe, kur atij i vjen në jetë një djalë, s’i ka mbetur më gjë.+
15 Lakuriq del njeriu nga barku i nënës, e lakuriq ikën;+ njeriu s’mund të marrë me vete asgjë nga mundi i tij.+
16 Edhe kjo është një tragjedi* e madhe: pikërisht ashtu siç erdhi, ashtu edhe do të ikë. Ç’fiton ai që stërmundohet pas erës?!+ 17 Veç kësaj, çdo ditë e jetës së tij është e zymtë,* plot zhgënjime, sëmundje dhe zemërim.+
18 Kam parë se është mirë dhe e drejtë që njeriu të hajë, të pijë e të kënaqet me gjithë mundin e vet+ nga i cili sfilitet nën diell, gjatë atyre pak ditëve jetë që i ka dhënë Perëndia i vërtetë, sepse ky është shpërblimi i tij.*+ 19 Gjithashtu, kur Perëndia i vërtetë i jep dikujt pasuri e të mira materiale,+ si edhe aftësinë që të kënaqet me to, ai duhet ta pranojë shpërblimin dhe të gëzojë me mundin e vet. Kjo është dhuratë nga Perëndia.+ 20 Në të vërtetë, ditët do t’i fluturojnë pa kuptuar, sepse Perëndia i vërtetë do ta mbajë të zënë me gjëra që ia mbushin zemrën me gëzim.+