Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela. Maskil.* Psalm i Davidit.
55 Dëgjoma lutjen, o Perëndi!+
Mos i mbyll veshët kur të kërkoj mëshirë!*+
2 Kushtomë vëmendje e m’u përgjigj!+
Meraku s’më lë rehat+ e jam i turbulluar
3 nga fjalët e armikut e nga presionet e të ligut,
se ata më hapin një mal me telashe
e gjithë zemërim ushqejnë mëri kundër meje.+
5 Frika e të dridhurat më kanë zënë,
e mornicat ma përshkojnë gjithë trupin,
6 ndaj s’pushoj së thëni: «Ah, të kisha krahë si pëllumbi!
Tutje do të fluturoja e do të jetoja i sigurt.
8 Do të nxitoja për të gjetur strehë
larg erës së furishme, larg furtunës.»
9 Çoroditi, o Jehova, prishua planet,*+
sepse në qytet sytë më shohin veç dhunë e konflikte;
10 mbi muret e tij sillen rrotull ditë e natë,
dhe brenda vlojnë ligësia e telashet.+
12 Se mua nuk po më përbuz* armiku,+
përndryshe do ta duroja;
nuk më është ngritur kundër hasmi,
përndryshe do t’i fshihesha.
14 Dikur gëzonim miqësi të ngushtë
e në shtëpinë e Perëndisë shkonim tok me të tjerë.
15 U shkretofshin armiqtë e mi!+
Të gjallë zbritshin në Varr,*
se ligësia ka zënë rrënjë në shtëpitë e në zemrat e tyre!
18 Ai do të më çlirojë* nga ata që më luftojnë, e do të më japë* paqe,
sepse ata që ngrihen kundër meje, vijnë turma-turma.+
19 Perëndia, ai që rri ulur në fron që nga lashtësia,+
do të dëgjojë dhe kundër tyre do të ngrihet,+ (Selah)
sepse ata nuk duan të ndryshojnë,
21 Fjalët i ka më të buta se gjalpi,+
por zemrën e ka gati veç për luftë;
po, fjalët i ka më qetësuese se vaji,
por në realitet i ka shpata të mprehta.+
Ai s’do të lejojë kurrë që i drejti të bjerë.*+
23 Por ti, o Perëndi, do t’i zbresësh të ligjtë në gropën më të thellë;+
fajtorët e gjakut dhe mashtruesit nuk do të jetojnë as gjysmën e ditëve.+
Kurse unë do të kem besim te ti.