MALKI-SHUA
[mbreti im (dëgjon) thirrjen (time) për ndihmë].
Një nga bijtë e mbretit Saul. (1Sa 14:49; 1Kr 8:33; 9:39) Ai vdiq në betejën me filistinët në malin e Gilboas (1Sa 31:2; 1Kr 10:2), dhe kufomën e tij (bashkë me atë të vëllezërve të vet, Jonatanit dhe Abinadabit, si dhe të të atit, Saulit) filistinët e mbërthyen në murin e Beth-Shanit. Megjithatë, disa burra trima të Izraelit i morën trupat, i dogjën në Jabesh dhe eshtrat i varrosën atje.—1Sa 31:8-13.