MËSIMI 20
Mbyllje e efektshme
Eklisiastiu 12:13, 14
PËRMBLEDHJE: Në komentet e fundit, nxiti dëgjuesit ta pranojnë dhe ta zbatojnë atë që kanë mësuar.
SI TA ARRISH:
Lidhe mbylljen me temën. Përsërit pikat kryesore dhe temën ose shprehi me fjalë të tjera.
Motivo dëgjuesit. Tregoju dëgjuesve çfarë të bëjnë dhe jepu arsye të forta për këtë. Fol me vendosmëri dhe me bindje.
Bëj një mbyllje të thjeshtë e të shkurtër. Mos nxirr pika kryesore të reja. Me sa më pak fjalë që të jetë e nevojshme, nxiti edhe njëherë dëgjuesit të veprojnë.