MËSIMI 6
Bëje të qartë si zbatohet shkrimi
Gjoni 10:33-36
PËRMBLEDHJE: Mos u mjafto thjesht duke lexuar një shkrim e pastaj të kalosh te pika tjetër. Sigurohu që dëgjuesit ta kuptojnë qartë lidhjen mes shkrimit që lexon dhe pikës që po thekson.
SI TA ARRISH:
Veço fjalët kyçe. Pasi të lexosh një shkrim, thekso fjalët që lidhen direkt me pikën kryesore. Këtë mund ta bësh duke i përsëritur ato fjalë ose duke bërë një pyetje që i fton dëgjuesit të veçojnë fjalët kyçe.
Thekso pikën. Nëse para se të lexoje shkrimin tregove qartë arsyen pse do ta lexoje, shpjego si lidhen fjalët kyçe të shkrimit me atë arsye.
Shpjego në mënyrë të thjeshtë si zbatohet shkrimi. Mos komento për hollësi të parëndësishme që nuk mbështetin pikën kryesore. Duke u bazuar tek ajo që dinë tashmë dëgjuesit për temën, vendos sa fakte nevojiten që dëgjuesit ta kuptojnë qartë si zbatohet ajo pikë.