NABOTI
Jezrelit, pronar i një vreshti dhe viktimë e një komploti të pabesë të mbretëreshës Jezebela. Vreshti i Nabotit në Jezreel dukej nga pallati i mbretit Akab. Akabi donte t’ia blinte ose t’ia ndërronte me një më të mirë në një vend tjetër, por Naboti nuk pranoi, sepse Jehovai e kishte ndaluar shitjen përgjithmonë të një prone familjare. (1Mb 21:1-4; Le 25:23-28) Atëherë mbretëresha Jezebelë, gruaja e Akabit, gjeti dy dëshmitarë të rremë që ta akuzonin Nabotin për blasfemi kundër Perëndisë dhe kundër mbretit. Kështu, Naboti dhe bijtë e tij u ekzekutuan me vdekje (2Mb 9:26), dhe Akabi arriti të merrte vreshtin. Elija paratha se për shkak të kësaj vrasjeje, qentë do të hanin Jezebelën dhe do të lëpinin gjakun e Akabit në të njëjtin vend ku kishin lëpirë gjakun e Nabotit. Edhe pasardhësit e Akabit do të shfaroseshin. (1Mb 21:5-23) Kjo shpallje e Perëndisë u përmbush.—1Mb 22:34, 38; 2Mb 9:21, 24-26, 35, 36; 10:1-11.