5B «Tre . . . që japin dëshmi»
«Sepse tre janë ata që japin dëshmi, fryma, uji dhe gjaku, dhe që të tre janë në përputhje me njëri-tjetrin.»—1Gjo 5:7, 8.
Ky përkthim është në përputhje me tekstet greke të K. Tishendorfit (botimi i tetë, 1872); Uestkotit dhe Hortit (1881); Augustinus Merkut (botimi i nëntë, 1964); Hoze Maria Boverit (botimi i pestë, 1968); UBS-së; Nestle-Alandit.
Pas shprehjes «ata që japin dëshmi», dorëshkrimet kursive nr.61 (shekulli i 16-të) dhe nr. 629 (në latinisht dhe greqisht, shekujt 14-15), si dhe Vgc, shtojnë fjalët: «në qiell, Ati, Fjala dhe fryma e shenjtë; dhe këta të tre janë një. (8) Dhe tre janë ata që japin dëshmi në tokë». Por këto fjalë nuk gjenden në dorëshkrimet אABVgSyh,p.