-
Shkretimi i qytetit të madhZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
«Sepse mëkatet e saj janë grumbulluar e kanë arritur deri në qiell, dhe Perëndia solli ndër mend veprat e saj të padrejtësisë. Kthejani asaj, ashtu siç ua bëri ajo të tjerëve, madje kthejani dyfish, po, dyfish gjërat që bëri. Në kupën që mbushi me përzierje, hidhini dyfishin e përzierjes. Aq sa ajo i dha lavdi vetes dhe jetoi në luks të shfrenuar, po aq jepini mundime e vajtim. Sepse ajo thotë: ‘Ulem posi mbretëreshë. Nuk jam vejushë e nuk do të vajtoj kurrë.’ Ja përse në një ditë të vetme do të vijnë plagët e saj: vdekje, vajtim dhe zi buke. Ajo do të digjet plotësisht me zjarr, sepse Perëndia Jehova, ai që e gjykoi, është i fortë.»—Zbulesa 18:5-8.
-
-
Shkretimi i qytetit të madhZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
27. Ç’paralele ekzistojnë mes gjykimit kundër Babilonisë së lashtë dhe atij kundër Babilonisë së Madhe?
27 Rënia dhe shkatërrimi përfundimtar i Babilonisë së lashtë ishin një ndëshkim për mëkatet e saj. ‘Gjykimi i saj kishte arritur deri në qiej.’ (Jeremia 51:9) Po ashtu, mëkatet e Babilonisë së Madhe «janë grumbulluar e kanë arritur deri në qiell», aq sa kanë tërhequr vëmendjen e Jehovait. Ajo është fajtore për padrejtësi, idhujtari, imoralitet, shtypje, vjedhje dhe vrasje. Rënia e Babilonisë së lashtë shërbeu pjesërisht si hakmarrje për çka i kishte bërë ajo tempullit të Jehovait dhe adhuruesve të tij të vërtetë. (Jeremia 50:8, 14; 51:11, 35, 36) Po ashtu, rënia dhe shkatërrimi përfundimtar i Babilonisë së Madhe është hakmarrje për çka u ka bërë ajo adhuruesve të vërtetë gjatë shekujve. Në fakt, shkatërrimi përfundimtar i saj do të shënojë fillimin e ‘ditës së hakmarrjes nga ana e Perëndisë tonë’.—Isaia 34:8-10; 61:2; Jeremia 50:28.
28. Cilën normë drejtësie do të zbatojë Jehovai për Babiloninë e Madhe dhe pse?
28 Në ligjin e Moisiut, nëse një izraelit vidhte, ai duhej të dëmshpërblente të paktën dyfish. (Dalja 22:1, 4, 7, 9) Në shkatërrimin e afërt të Babilonisë së Madhe Jehovai do të zbatojë një normë të ngjashme drejtësie. Asaj do t’i kthehen dyfish gjërat që ka bërë. Babilonisë së Madhe s’do t’i tregohet mëshirë, sepse as ajo s’pati mëshirë për viktimat e saj. Ajo e ka mbajtur veten në kurriz të njerëzve, që vetë të jetonte në «luks të shfrenuar». Tani e ka radhën ajo të shohë ç’do të thotë të vuash e të vajtosh. Babilonia e lashtë ndihej plotësisht e sigurt, ndaj mburrej: «Nuk do të bëhem vejushë dhe nuk do ta provoj humbjen e fëmijëve.» (Isaia 47:8, 9, 11) Edhe Babilonia e Madhe ndihet e sigurt. Por shkatërrimi i saj, i dekretuar nga Jehovai që «është i fortë», do të ndodhë shumë shpejt, si «në një ditë të vetme».
-