Izraeli në ditët e Davidit dhe të Solomonit
PERËNDIA premtoi se do t’i jepte farës së Abrahamit vendin që shtrihej «nga lumi i Egjiptit deri në . . . lumin Eufrat». (Zn 15:18; Da 23:31; Lp 1:7, 8; 11:24) Pasi Josiu hyri në Kanaan, kaluan rreth 400 vjet para se Toka e Premtuar të merrte këto përmasa.
Mbreti David pushtoi mbretërinë aramaike të Zobahut, që arrinte deri në lumin Eufrat, në veri të Sirisë.a Në jug, fitorja e Davidit kundër filistinëve i dha mundësi atij ta zgjeronte sundimin e tij territorial deri në kufi me Egjiptin.—2Sa 8:3; 1Kr 18:1-3; 20:4-8; 2Kr 9:26.
Më pas, Solomoni sundoi «nga Lumi [Eufrati] deri në vendin e filistinëve dhe deri në kufirin e Egjiptit», duke paraqitur në mënyrë profetike sundimin paqësor të Mesisë. (1Mb 4:21-25; 8:65; 1Kr 13:5; Ps 72:8; Za 9:10) Sidoqoftë, zona që zinte Izraeli thuhej se shtrihej «nga Dani në Beer-Shebë».—2Sa 3:10; 2Kr 30:5.
Duke mos iu bindur Perëndisë, mbreti Solomon grumbulloi kuaj dhe karroca lufte. (Lp 17:16; 2Kr 9:25) Ai i çonte ato nëpër një rrjet të gjerë rrugësh. (Js 2:22; 1Mb 11:29; Is 7:3; Mt 8:28) Ne kemi të dhëna të hollësishme vetëm për një numër të vogël prej tyre, si për shembull për ‘rrugën kryesore që ngjitej nga Betheli në Sikem dhe në jug të Lebonahut’.—Gjy 5:6; 21:19.
Në një libër (The Roads and Highways of Ancient Israel) thuhet: «Vështirësia më e madhe, kur bëhen kërkime për rrjetin rrugor të Izraelit të lashtë, qëndron në faktin se nga rrugët e vendit të periudhës së Besëlidhjes së Vjetër, nuk ka mbijetuar asnjë gjurmë që mund të identifikohet qartësisht, pasi gjatë [asaj periudhe] rrugët nuk ishin të shtruara.» Megjithatë, topografia dhe rrënojat nëpër qytete tregojnë drejtimin e shumë prej këtyre rrugëve.
Rrugët shpesh përcaktonin lëvizjen e trupave nga njëri vend në tjetrin. (1Sa 13:17, 18; 2Mb 3:5-8) Për të sulmuar Izraelin, filistinët marshuan nga Ekroni dhe Gathi deri në zonën «mes Sokohut dhe Azekahut». Ushtria e Saulit u ndesh me ta «në ultësirën e Elahut». Pasi Davidi vrau Goliadin, filistinët ia mbathën për t’u kthyer në Gath dhe Ekron, kurse Davidi shkoi në Jerusalem.—1Sa 17:1-54.
Lakishi (Ç10), Azekahu (Ç9) dhe Beth-Shemeshi (Ç9) gjendeshin në rrugët që përshkonin mes për mes Shefelahun dhe drejtoheshin për nga kodrat e Judës. Në këtë mënyrë, këto qytete luanin një rol kyç për t’u mbyllur rrugën armiqve që vinin nëpër rrugën Via Maris, që të mos hynin në zemër të Izraelit.—1Sa 6:9, 12; 2Mb 18:13-17.
[Shënimi]
a Territori i Rubenit arrinte deri në brendësi të shkretëtirës së Sirisë, skaji lindor i së cilës ishte Eufrati.—1Kr 5:9, 10.
[Kutia në faqen 16]
LIBRA TË BIBLËS TË ASAJ PERIUDHE
1 dhe 2 i Samuelit
Psalmet (pjesërisht)
Proverbat (pjesërisht)
Kënga e Solomonit
Eklisiastiu
[Hartat në faqen 17]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Territori dhe rrugët gjatë monarkisë së bashkuar
Kufijtë (e kohës së Solomonit)
Tifsah
Hamath
Tadmor
Berotah (Kun?)
Sidon
Damask
Tir
Dan
Jerusalem
Gazë
Aroer
Beer-Shebë
Tamar
Ezion-Geber
Elath (Eloth)
[Lumenj dhe përrenj]
Eufrati
L.p. të Egjiptit
Rrugët në kohën e Davidit dhe Solomonit
B10 Gazë
C8 Jopë
C9 Ashdod
C10 Ashkelon
C11 Ziklag
C12 SHKRETËTIRA E PARANIT
Ç5 Dor
Ç6 Hefer
Ç9 Afek
Ç9 Ramah
Ç9 Shalbim
Ç9 Gezer
Ç9 Makaz
Ç9 Ekron
Ç9 Beth-Shemesh
Ç9 Gath
Ç9 Azekah
Ç10 Soko(h)
Ç10 Adulam
Ç10 Kejlah
Ç10 Lakish
Ç11 Jatir
Ç12 Beer-Shebë
D2 Tir
D4 Kabul
D5 Jokneam (Jokmeam?)
D5 Megido
D6 Tanak
D6 Arubot
D7 Piraton
D8 Lebonah
D8 Zeredah
D8 Bethel
D9 Beth-Horoni i Poshtëm
D9 Beth-Horoni i Sipërm
D9 Gebë
D9 Gibeon
D9 Gibeah
D9 Kiriat-Jearim
D9 Nob
D9 Baal-Perazim
D9 Jerusalem
D9 Betlehem
D10 Tekoa
D10 Hebron
D11 Zif
D11 Horesh?
D11 Karmel
D11 Maon
D11 Eshtemoa
DH5 En-Dor
DH5 Shunem
DH5 Jezreel
DH6 Beth-Shean
DH7 Tirzah
DH7 Sikem
DH7 Zaretan
DH8 Shiloh
DH8 Ofrah?
DH9 Jeriko
DH11 En-Gedi
E2 Abel-Beth-Makah
E2 Dan
E3 Hazor
E3 MAKAH
E5 Lo-Debar (Debir)
E5 Rogelim
E6 Abel-Meholah
E7 Sukot
E7 Mahanaim
Ë1 SIRI
Ë4 GESHUR
Ë6 Ramot-Galaad
Ë8 Rabah
Ë9 Medebë
Ë11 Aroer
Ë12 MOAB
F4 Helam?
F9 AMON
[Rrugët kryesore]
C10 Via Maris
Ë6 Rruga e mbretit
[Malet]
DH5 M. Gilboa
[Masa ujore]
C8 Deti Mesdhe (Deti i Madh)
DH10 Deti i Kripur (Deti i Vdekur)
E4 Deti i Galilesë
[Burim ose pus]
D9 En-Rogel
[Figurat në faqen 16]
Djathtas: Lugina e Elahut që në lindje sheh nga kodrat e Judës
Poshtë: Për të shkuar në Tokën e Premtuar kishte një rrjet të gjerë rrugor