Kolosianëve
4 Ju, zotërinj, vazhdoni t’u jepni skllevërve tuaj atë që është e drejtë dhe që u takon,+ duke ditur se edhe ju keni një Zotëri në qiell.+
2 Ngulmoni në lutje+ dhe rrini zgjuar në lidhje me to duke falënderuar.+ 3 Lutuni në të njëjtën kohë edhe për ne,+ që Perëndia të na hapë derën+ për të predikuar fjalën dhe për të thënë sekretin e shenjtë+ për Krishtin, për të cilin unë jam nën vargonj,+ 4 që ta bëj të njohur e të flas për të siç duhet.+
5 Vazhdoni të veproni me mençuri ndaj atyre që janë jashtë,+ duke blerë kohën e duhur+ për veten tuaj. 6 Fjala juaj të jetë gjithnjë me hir+ dhe e ndrequr me kripë,+ që të dini se si t’i përgjigjeni+ gjithsecilit.
7 Tikiku,+ vëllai im i dashur, shërbëtor i besueshëm dhe shok skllavërie në Zotërinë, do t’ju njohë me gjithçka që ka të bëjë me mua. 8 Që të jeni në dijeni për punët tona dhe që zemrat tuaja të ngushëllohen,+ po e dërgoj te ju 9 bashkë me Onesimin,+ vëllanë tim të besueshëm e të dashur, i cili është nga gjiri juaj. Ata do t’ju njohin me gjithçka ndodh këtej.
10 Aristarku,+ shoku im i robërisë, ju dërgon të fala, e po kështu edhe Marku,+ kushëriri i Barnabës (për të cilin keni marrë urdhër që ta mirëpritni,+ nëse vjen ndonjëherë te ju), 11 si edhe Jezui, të cilin e thërrasin Just, që janë nga të rrethprerët. Veç këta janë bashkëpunëtorët e mi për mbretërinë e Perëndisë, e po këta kanë qenë për mua një ndihmë fuqizuese. 12 Epafrai,+ që është nga gjiri juaj, skllav i Krishtit Jezu, ju dërgon të fala. Ai përpiqet gjithmonë për ju në lutjet e tij, që në fund të qëndroni të plotë+ dhe me bindje të patundur në gjithë vullnetin e Perëndisë. 13 Unë dëshmoj se ai mundohet shumë, duke u përpjekur për ju, për ata në Laodice+ dhe për ata në Hierapoli.
14 Luka,+ mjeku i dashur, ju dërgon të fala, e po kështu edhe Dema.+ 15 Bëjuni të fala nga unë vëllezërve në Laodice, Nimfës dhe kongregacionit që mblidhet në shtëpinë e saj.+ 16 E pasi ta keni lexuar këtë letër mes jush, bëni të mundur që të lexohet+ edhe në kongregacionin e laodiceasve, ndërsa ju lexoni atë të Laodicesë. 17 Gjithashtu, i thoni Arkipit:+ «Ki kujdes ta përmbushësh si duhet shërbimin që pranove si dishepull i Zotërisë.»
18 Ja përshëndetjet e mia, të Pavlit, që i shkrova me dorën time.+ Vazhdoni të mbani mend vargonjtë e mi.+ Dashamirësia e pamerituar qoftë me ju!