Isaia
54 «Lësho britma gëzimi, o grua shterpë që nuk ke lindur!+
Gëzo e brohorit me hare,+ ti që nuk ke pasur kurrë dhembje lindjeje,+
sepse bijtë* e së braktisurës janë më të shumtë
2 Zgjeroje vendin e tendës sate.+
Shtriji pëlhurat e tabernakullit tënd të madhërishëm.
Zgjati pa kursim litarët e tendës sate
dhe forcoji kunjat e saj,+
3 sepse do të shtrihesh në të djathtë e në të majtë.
Pasardhësit e tu do të shtien në dorë kombe
e do të popullojnë qytetet e shkretuara.+
Do të harrosh edhe turpin e rinisë
dhe nuk do ta kujtosh më poshtërimin e vejërisë sate.
5 Se Bërësi yt i Madh+ është si një bashkëshort* për ty,+
emri i tij është Jehovai i ushtrive,
dhe i Shenjti i Izraelit është Riblerësi yt.+
Ai do të quhet Perëndia i gjithë tokës.+
6 Jehovai të thirri sikur të ishe një grua e braktisur dhe e hidhëruar,*+
si një grua që martohet në rini, por pastaj e përzënë,—thotë Perëndia yt.
8 Në valën e zemërimit i largova sytë* nga ti për një çast,+
por do të kem mëshirë për ty, duke të treguar përherë dashuri besnike,+—thotë Riblerësi yt,+ Jehovai.
9 Për mua kjo është tamam si në ditët e Noesë.+
Siç jam betuar se ujërat e Noesë nuk do ta mbulojnë më tokën,+
po njësoj betohem se nuk do të zemërohem më me ty dhe as do të të qortoj më.+
10 Se malet mund të zhduken,
kodrat mund të lëkunden,
por dashuria që ndiej për ty nuk do të zhduket,+
as besëlidhja e paqes që kam bërë me ty, nuk do të lëkundet,+—thotë Jehovai, Ai që ndien mëshirë për ty.+
11 O grua e munduar,+ e goditur nga stuhitë dhe e pangushëlluar,+
do t’i shtroj gurët e tu me llaç të fortë
dhe do t’i bëj themelet e tua prej safirësh.+
12 Do t’i bëj bedenat e tu prej rubinësh,
portat e tua prej gurësh vezullues*
dhe tërë kufijtë e tu prej gurësh të çmuar.
14 Drejtësia do të jetë themeli yt i fortë.+
Do të jesh i mbrojtur nga shtypja,+
asgjë s’do të të frikësojë dhe s’do të të ngjallë tmerr,
sepse asgjë e tmerrshme nuk do të të afrohet.+
15 Nëse ndokush të sulmon,
s’do ta bëjë me urdhrin tim.
Kushdo që të sulmon, do të bjerë për shkakun tënd.+
Gjithashtu, unë e krijova atë që sjell shkatërrim.+
17 Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses+
dhe çdo gjuhë që ngrihet kundër teje për të të gjykuar, ti do ta dënosh.
Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Jehovait,
dhe drejtësia e tyre vjen nga unë»,—thotë Jehovai.+