Galatasve
6 Vëllezër, edhe nëse dikush hedh ndonjë hap të gabuar, pa qenë i vetëdijshëm për të, ju që jeni të kualifikuar nga fryma,* përpiquni ta ndreqni me butësi.+ Por jini vigjilent për veten,+ se mos tundoheni edhe vetë.+ 2 Vazhdoni të mbani barrët e njëri-tjetrit+ dhe në këtë mënyrë do të përmbushni ligjin e Krishtit.+ 3 Vërtet, nëse dikush mendon se është diçka, kur s’është asgjë,+ mashtron veten. 4 Por secili të shqyrtojë veprimet e tij,+ dhe atëherë do të ketë arsye për t’u gëzuar vetëm për veten e jo të krahasohet me një tjetër,+ 5 sepse secili do të mbajë ngarkesën e vet.*+
6 Gjithashtu, kushdo që merr mësim* për fjalën e Perëndisë, le të ndajë çdo gjë të mirë me atë që e mëson.+
7 Mos u mashtroni: Perëndia nuk vihet në lojë! Çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.+ 8 Ai që mbjell për dëshirat mëkatare,* do të korrë nga këto dëshira shkatërrim,* por ai që mbjell për frymën e shenjtë, do të korrë nga fryma jetë të përhershme.+ 9 Prandaj të mos dorëzohemi duke bërë atë që është e shkëlqyer, sepse në kohën e duhur do të korrim, nëse nuk lodhemi.*+ 10 Kështu, për sa kohë që kemi mundësi,* le t’i bëjmë mirë gjithkujt, por sidomos atyre që janë të lidhur me ne në besim.
11 Shihni me ç’shkronja të mëdha ju shkrova me dorën time.
12 Ata që duan të lënë përshtypje të mirë, përpiqen t’ju detyrojnë që të rrethpriteni, vetëm e vetëm që të mos përndiqen për shtyllën e torturës* të Krishtit. 13 Madje as vetë ata që rrethpriten, nuk e zbatojnë Ligjin,+ por duan që ju të rrethpriteni, që të kenë arsye për t’u mburrur me trupin* tuaj. 14 Larg qoftë që unë të mburrem, përveçse me shtyllën e torturës* të Zotërisë tonë Jezu Krisht,+ nëpërmjet të cilit bota është e vdekur* për mua, dhe unë për botën. 15 As rrethprerja s’është gjë, as parrethprerja,+ por një krijesë e re, po.+ 16 Paqja dhe mëshira qofshin mbi të gjithë ata që jetojnë në përputhje* me këtë normë sjelljeje, po, mbi Izraelin e Perëndisë!+
17 Që sot e tutje, askush të mos më hapë telashe, sepse mbaj në trupin tim damkën e një skllavi të Jezuit.+
18 Mirësia e pamerituar e Zotërisë tonë Jezu Krisht qoftë me frymën* që tregoni, vëllezër! Amin!