Gjoni
6 Pastaj, Jezui u nis përtej detit të Galilesë ose Tiberiadës.+ 2 Një turmë e madhe i shkonte pas, sepse shikonin shenjat që bënte ai duke shëruar të sëmurët.+ 3 Kështu, Jezui u ngjit në një mal+ dhe u ul atje bashkë me dishepujt e vet. 4 Tani ishte afër pashka,+ festa e judenjve. 5 Kur ngriti sytë dhe vërejti që një turmë e madhe po vinte drejt tij, Jezui e pyeti Filipin: «Ku do të blejmë bukë që të hanë këta?»+ 6 Megjithatë, e tha këtë për ta vënë në provë, sepse ai vetë e dinte se ç’do të bënte pas pak. 7 Filipi iu përgjigj: «Dyqind denarë bukë nuk mjaftojnë as që të marrë nga pak secili.»+ 8 Njëri nga dishepujt, Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, i tha: 9 «Këtu është një vogëlush që ka pesë bukë elbi+ dhe dy peshq të vegjël. Por, ç’janë këto për kaq shumë njerëz?»+
10 Jezui tha: «Ulini njerëzit siç shtrohen për të ngrënë.»+ Në atë vend kishte shumë bar dhe njerëzit u shtruan. Ishin rreth pesë mijë veta.+ 11 Kështu, Jezui mori bukët dhe, pasi falënderoi Perëndinë, ua shpërndau atyre që ishin shtruar, bashkë me peshqit e vegjël, aq sa deshën.+ 12 Kur u ngopën,+ ai u tha dishepujve: «Mblidhni copat që tepruan, që asgjë të mos shkojë dëm.» 13 Ata i mblodhën dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copat e pesë bukëve të elbit, që u tepruan atyre që kishin ngrënë.+
14 Kur panë shenjat që kreu ai, njerëzit filluan të thoshin: «Ky është pa dyshim profeti+ që duhej të vinte në botë.» 15 Prandaj, duke e ditur se pas pak do të vinin që ta kapnin për ta bërë mbret, Jezui iku+ përsëri krejt i vetëm në mal.
16 Kur ra mbrëmja, dishepujt e tij zbritën në det+ 17 dhe, pasi hipën në një barkë, u nisën nëpër det drejt Kapernaumit. Tashmë ishte errësuar dhe Jezui akoma nuk kishte vajtur tek ata. 18 Ndërkohë, deti filloi të trazohej, sepse po frynte një erë e fortë.+ 19 Kur kishin vozitur rreth pesë a gjashtë kilometra, ata panë Jezuin që po ecte mbi det e po i afrohej barkës; dhe u frikësuan.+ 20 Por ai u tha: «Jam unë, mos kini frikë!»+ 21 Prandaj, ata deshën ta merrnin në barkë, por sakaq barka u gjend në vendin ku po përpiqeshin të shkonin.+
22 Të nesërmen, turma që ishte në anën tjetër të detit, pa se atje nuk kishte tjetër barkë, përveç një të vogle, dhe se Jezui nuk kishte hipur në barkë me dishepujt e vet, por që dishepujt e tij kishin ikur vetëm. 23 Nga Tiberiada mbërritën disa varka afër vendit ku hëngrën bukën, pasi Zotëria kishte falënderuar Perëndinë. 24 Prandaj, njerëzit nga turma kur panë se atje nuk ishte as Jezui, as dishepujt e tij, hipën në barkat e tyre të vogla dhe shkuan në Kapernaum për të kërkuar+ Jezuin.
25 Kur e gjetën matanë detit, e pyetën: «Rabi,+ kur arrite këtu?» 26 Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po ju them se nuk po më kërkoni ngaqë patë shenja, por ngaqë hëngrët e u ngopët.+ 27 Mos punoni për ushqimin që prishet,+ por për atë që qëndron dhe të çon në jetë të përhershme,+ të cilin do t’jua japë Biri i njeriut. Mbi të Ati, po Perëndia, ka vënë vulën e tij të miratimit.»+
28 Ata e pyetën: «Çfarë duhet të bëjmë që të kryejmë veprat e Perëndisë?» 29 Jezui iu përgjigj: «Kjo është vepra e Perëndisë, që të tregoni besim+ tek i dërguari i Tij.»+ 30 Ata e pyetën prapë: «Çfarë shenje+ po bën, pra, që ne ta shohim e të të besojmë? Ç’vepër po bën? 31 Paraardhësit tanë hëngrën manën+ në shkretëtirë, sikurse është shkruar: ‘Ai u dha të hanin bukë nga qielli.’»+ 32 Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them se Moisiu nuk ju dha bukë nga qielli, por Ati im ju jep bukën e vërtetë nga qielli.+ 33 Sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës.» 34 Atëherë ata i thanë: «Zotëri, na e jep gjithmonë këtë bukë.»+
35 Jezui ua ktheu: «Unë jam buka e jetës. Atë që vjen tek unë, nuk do ta marrë fare uria dhe atë që tregon besim tek unë, nuk do ta marrë etja kurrë më.+ 36 Por unë ju thashë: ju më keni parë, e prapëseprapë nuk besoni.+ 37 Gjithçka që më jep Ati, do të vijë tek unë, dhe atë që vjen tek unë, kurrsesi nuk do ta përzë.+ 38 Sepse nuk zbrita nga qielli+ për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më dërgoi.+ 39 Vullneti i atij që më dërgoi është ky: të mos humbas asnjërin nga gjithë ata që ai më dha, por ta ringjall+ në ditën e fundit. 40 Sepse vullneti i Atit tim është ky: kushdo që e sheh Birin dhe tregon besim tek ai, të ketë jetë të përhershme,+ dhe unë do ta ringjall ditën e fundit.»+
41 Judenjtë filluan të murmuritnin për të, ngaqë tha: «Unë jam buka që zbriti nga qielli.»+ 42 Pastaj filluan të thoshin:+ «A nuk është ky Jezui, biri i Jozefit,+ e që ia njohim të atin dhe të ëmën?! Si thënka tani: ‘Zbrita nga qielli.’» 43 Jezui u tha: «Mos murmuritni më midis jush. 44 Askush nuk mund të vijë tek unë, nëse Ati që më dërgoi, nuk e tërheq.+ Unë do ta ringjall atë ditën e fundit.+ 45 Te Profetët është shkruar: ‘Të gjithë do të mësohen nga Jehovai.’+ Kushdo që e dëgjon Atin dhe mëson nga ai, vjen tek unë.+ 46 Jo se ndokush e ka parë Atin,+ përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin.+ 47 Me të vërtetë po ju them se ai që beson, ka jetë të përhershme.+
48 Unë jam buka+ e jetës. 49 Paraardhësit tuaj hëngrën manën+ në shkretëtirë, e prapëseprapë vdiqën. 50 Kjo është buka që zbret nga qielli, që kushdo të hajë nga ajo dhe të mos vdesë. 51 Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli. Nëse dikush ha nga kjo bukë, do të jetojë përgjithmonë. Buka që do të jap, është mishi im+ për jetën e botës.»+
52 Prandaj, judenjtë filluan të haheshin me njëri-tjetrin e të thoshin: «Si mund të na japë ky njeri të hamë mishin e tij?!» 53 Atëherë Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them se po të mos hani mishin+ e Birit të njeriut e po të mos pini gjakun e tij,+ nuk keni jetë+ në vetvete. 54 Ai që ushqehet me mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përhershme, dhe unë do ta ringjall+ ditën e fundit. 55 Sepse mishi im është ushqim i vërtetë dhe gjaku im është pije e vërtetë. 56 Ai që ushqehet me mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet në unitet me mua dhe unë në unitet me të.+ 57 Ashtu si Ati i gjallë+ më dërgoi dhe unë jetoj falë Atit, po kështu edhe ai që ushqehet me mua, do të jetojë falë meje.+ 58 Kjo është buka që zbriti nga qielli. Nuk është si atëherë, kur paraardhësit tuaj hëngrën, e prapëseprapë vdiqën. Ai që ushqehet me këtë bukë, do të jetojë përgjithmonë.»+ 59 Këto gjëra ai i tha kur po mësonte para një grumbulli njerëzish në Kapernaum.
60 Kur e dëgjuan këtë, shumë nga dishepujt e tij thanë: «Ky i folur është tronditës! Kush mund ta dëgjojë?»+ 61 Por Jezui, duke e ditur në vetvete se dishepujt po murmuritnin për këtë, i pyeti: «A ju pengon kjo?+ 62 E pra, po sikur ta shihnit Birin e njeriut të ngjitej atje ku ishte më parë?+ 63 Fryma jep jetë,+ mishi nuk vlen për asgjë. Fjalët që ju thashë, janë frymë+ dhe jetë.+ 64 Por disa nga ju nuk besojnë.» Jezui e dinte që nga fillimi se cilët nuk besonin dhe se kush do ta tradhtonte.+ 65 Pastaj vazhdoi: «Prandaj ju thashë: askush s’mund të vijë tek unë, po të mos e lejojë Ati.»+
66 Për këtë arsye, shumë dishepuj iu kthyen gjërave që kishin lënë prapa+ dhe nuk ecën më me të.+ 67 Prandaj, Jezui i pyeti të dymbëdhjetët: «Mos doni të shkoni edhe ju?» 68 Simon Pjetri+ iu përgjigj: «Zotëri, te kush të shkojmë?+ Ti ke fjalë jete të përhershme+ 69 dhe ne kemi besuar dhe kemi arritur të njohim se ti je i Shenjti i Perëndisë.»+ 70 Jezui ia ktheu: «A nuk ju zgjodha unë ju të dymbëdhjetë?+ Megjithatë, njëri nga ju është shpifës.»+ 71 Ai po fliste për Judën, të birin e Simon Iskariotit, sepse ai, ndonëse ishte një nga të dymbëdhjetët, do ta tradhtonte.+