Psalmi
LIBRI I KATËRT
(Psalmet 90–106)
Lutje e Moisiut, njeriut të Perëndisë së vërtetë.+
90 O Jehova, ti ke qenë streha jonë*+ brez pas brezi.
3 Ti e kthen vdekatarin në pluhur dhe thua:
«Atje kthehuni, o bij njerëzish.»+
jeta e tyre zgjat veç një sy gjumë;
në mëngjes janë si bari i gjelbër që mbin.+
10 Edhe pse ditët tona arrijnë në 70 vjet e 80+ për më të fortët,
prapëseprapë janë plot halle e dhembje,
kalojnë shpejt dhe ne fluturojmë tutje.+
11 Kush mund ta rrokë me mend sa forcë ka zemërimi yt?
Sa e madhe është furia jote!
Po aq e madhe sa nderimi që meriton ti.+
13 Kthehu, o Jehova!+ Deri kur do të vazhdosh kështu?+
Ki mëshirë për shërbëtorët e tu!+
14 Na e kënaq shpirtin me dashurinë tënde besnike+ në mëngjes,
që të brohorasim hareshëm e të gëzojmë+ gjatë gjithë ditëve tona.
16 Shërbëtorët e tu pafshin veprat e duarve të tua!
Bijtë e tyre pafshin shkëlqimin tënd!+
17 O Jehova, Perëndia ynë, na beko!