Joeli
3 «Ja, në ato ditë e në atë kohë,
kur unë të kthej robërit e Judës dhe të Jerusalemit,+
2 do të mbledh edhe të gjitha kombet
Do t’i akuzoj e do t’i gjykoj atje,+
për hatër të popullit tim dhe të trashëgimisë sime, Izraelit,
sepse e shpërndanë mes kombeve
dhe e ndanë vendin tim mes tyre.+
3 Ata hidhnin short për popullin tim,+
djalin e jepnin në këmbim të një prostitute,
dhe vajzën e shitnin në këmbim të verës.
4 Po ju, pse më kundërviheni,
o Tir e Sidon, dhe tërë ju rajone të Filistisë?
Mos po hakmerreni kundër meje për ndonjë të keqe që kam bërë?!
Nëse vërtet po e bëni këtë ndaj meje,
unë do t’ua kthej gjithë këtë të keqe mbi kokë, shpejt e pa u vonuar.+
5 Ngaqë keni marrë argjendin e arin tim,+
gjërat e mia më të mira i keni çuar në tempujt tuaj;
6 popullin e Judës e të Jerusalemit ua keni shitur grekëve,+
për t’i larguar nga territori i vet.
8 Do t’i shes djemtë e vajzat tuaja në duart e popullit të Judës+
e ata kanë për t’ua shitur burrave të Shebës, një kombi të largët,
sepse vetë Jehovai ka folur.
“Përgatituni* për luftë! Ngrini burrat e fuqishëm!
Le të afrohen ushtarët! Le të shkojnë përpara!+
10 Shndërrojini* ploret* në shpata, kurse kizat për krasitje kthejini në heshta.
I dobëti le të thotë: ‘Jam i fuqishëm!’
11 Ejani të ndihmoni dhe mblidhuni së bashku, tërë ju kombe përreth!”»+
Atje, në atë vend, zbriti të fuqishmit* e tu, o Jehova!
12 «Le të ngrihen e të ngjiten kombet në luginën* e Jehozafatit,
sepse atje do të ulem të gjykoj të gjitha kombet përreth.+
13 Vini draprin, se të korrat janë gati.
Zbritni se shtypësja e rrushit është plot.+
Lugjet e shtypëseve gufojnë, sepse e keqja e tyre s’ka kufij.
15 Dielli e hëna do të errësohen
dhe yjet do të humbasin shkëlqimin e tyre.
16 Nga Sioni, Jehovai do të ulërijë si një luan
dhe nga Jerusalemi do ta ngrejë zërin.
Qielli e toka do të lëkunden,
por Jehovai do të jetë një strehë për popullin e tij,+
një fortesë për popullin e Izraelit.
17 Ju do ta merrni vesh se unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që banoj në Sion, në malin tim të shenjtë.+
18 Atë ditë nga malet do të pikojë verë e ëmbël,+
nga kodrat do të rrjedhë qumësht
dhe në të gjithë përrenjtë e Judës do të vërshojë uji.