Psalmi
Këngë e Davidit.
15 O Jehova, kush mund të jetë mysafir në tendën tënde?
Kush mund të banojë në malin tënd të shenjtë?+
që vepron me drejtësi,+
që i thotë të vërtetën zemrës së vet;*+
që nuk i bën asnjë të keqe tjetrit,*+
që nuk ua njollos emrin shokëve;*+
4 që nuk pranon të rrijë me njeriun e pështirë,+
që respekton ata që nderojnë thellësisht Jehovain,*
që nuk del nga fjala* edhe sikur t’i dalë për keq;+
dhe nuk pranon ryshfet kundër të pafajshmit.+
Ai që vepron kështu, nuk do të lëkundet kurrën e kurrës.+