Proverbat
3 Biri im, mos i harro mësimet* e mia
dhe i zbatofsh urdhërimet e mia me gjithë zemër,
2 sepse do të t’i shtojnë ditët,
vitet e jetës dhe të paqes.+
3 Mos lejo që dashuria besnike dhe e vërteta* të ikin prej teje.+
Lidhi rreth qafës, shkruaji në pllakën e zemrës,+
4 dhe atëherë do të fitosh gjykim të mirë
dhe do të gëzosh miratim në sytë e Perëndisë e të njerëzve.+
7 Të mos të duket vetja i mençur.+
Ki nderim të thellë për Jehovain* dhe largohu nga e keqja.
9 Nderoje Jehovain me gjërat e tua me vlerë,+
me frytet e para të të gjithë prodhimit tënd.*+
10 Kështu depot e tua do të mbushen plot e përplot,+
dhe fuçitë e tua* do të gufojnë nga vera e re.
11 Biri im, mos e hidh poshtë disiplinën e Jehovait+
dhe mos e përbuz korrigjimin e tij,+
12 sepse Jehovai korrigjon atë që ka për zemër,*+
siç bën babai me të birin që e kënaq.+
13 Lum njeriu që gjen mençuri!+
Lum njeriu që fiton aftësi dalluese!
14 Të fitosh mençuri është më mirë se të fitosh argjend
dhe ta zotërosh atë është më mirë se të kesh ar.+
16 Në të djathtën e saj, ka jetë të gjatë,
pasuri dhe lavdi, në të majtën e saj.
19 Jehovai e themeloi tokën me mençuri,+
me aftësi dalluese i formoi qiejt e patundshëm.+
21 Biri im, mos i humb këto* nga sytë!
Ruaje mençurinë praktike dhe aftësinë për të menduar mirë,
dhe do të jenë stoli për qafën tënde.
23 Atëherë do të ecësh udhës sate i sigurt,
26 Vetë Jehovai do të jetë siguria jote;+
ai do ta ruajë këmbën tënde që të mos e zërë ndonjë grackë.+
28 Mos i thuaj tjetrit:* «Ik e hajde prapë nesër që të të jap»,
nëse mund t’i japësh që tani.