Danieli
2 Vitin e dytë të mbretërimit të tij, Nabukodonosori pa disa ëndrra, dhe u trazua* aq shumë,+ sa i iku gjumi. 2 Prandaj mbreti dha urdhër të thirreshin priftërinjtë që merreshin me magji, ndjellësit e frymërave, shtriganët dhe kaldeasit,* që t’i tregonin ç’ëndrra kishte parë; ata erdhën dhe qëndruan para mbretit.+ 3 Pastaj u tha: «Kam parë një ëndërr dhe ndihem* i trazuar, ngaqë dua të di çfarë pashë në ëndërr.» 4 Kaldeasit iu përgjigjën mbretit në gjuhën aramaike:*+ «Jetofsh përjetë, o mbret! Tregojua ëndrrën shërbëtorëve të tu, dhe ne do të themi interpretimin e saj.»
5 Mbreti u tha: «Ky është vendimi im i prerë: nëse nuk ma tregoni ëndrrën dhe interpretimin e saj, do të gjymtoheni, kurse shtëpitë tuaja do të kthehen në nevojtore publike.* 6 Por, nëse do të më tregoni ëndrrën dhe interpretimin e saj, do t’ju jap dhurata, do t’ju shpërblej mirë e do t’ju nderoj shumë.+ Prandaj më tregoni ëndrrën dhe interpretimin e saj.»
7 Ata i thanë për herë të dytë: «Le t’ua tregojë mbreti ëndrrën shërbëtorëve të tij, dhe ne do të themi interpretimin e saj.»
8 Mbreti ua ktheu: «Unë e di fare mirë se po përpiqeni të fitoni kohë, ngaqë e keni kuptuar cili është vendimi im i prerë. 9 Nëse nuk ma tregoni ëndrrën, të gjithëve ju pret i njëjti ndëshkim. Por ju keni rënë dakord të më gënjeni e të më mashtroni me shpresë se mos ndërroj mendje. Prandaj ma tregoni ëndrrën, e kështu do të kuptoj se mund të më shpjegoni interpretimin e saj.»
10 Kaldeasit iu përgjigjën mbretit: «S’ka njeri në tokë që të jetë në gjendje të bëjë këtë që kërkon mbreti. Në fakt, asnjë mbret i madh a guvernator nuk ka kërkuar një gjë të tillë nga ndonjë prift që merret me magji, nga ndonjë ndjellës frymërash a kaldeas. 11 Kjo që po kërkon mbreti është e vështirë dhe s’ka njeri që të mund t’ia tregojë mbretit, përveç perëndive, të cilat nuk banojnë mes vdekatarëve.»*
12 Atëherë mbretit iu ndez një zemërim i zjarrtë e dha urdhër të vriteshin gjithë të mençurit e Babilonisë.+ 13 Prandaj, me të dalë urdhri, ata po bëheshin gati të vritnin të mençurit, e ndërkohë kërkonin edhe Danielin me shokët e tij që t’i vritnin.
14 Kështu, me maturi e me kujdes, Danieli foli me Ariokun, kreun e truprojës së mbretit, i cili kishte dalë të vriste të mençurit e Babilonisë. 15 Ai e pyeti Ariokun, oficerin e mbretit: «Pse ka nxjerrë mbreti një urdhër kaq të ashpër?» Atëherë Arioku i tregoi Danielit si ishte puna.+ 16 Prandaj, Danieli shkoi dhe i kërkoi mbretit t’i jepte kohë, që t’i thoshte interpretimin.
17 Pastaj shkoi në shtëpi dhe u tregoi gjithçka shokëve të tij, Hananiahut, Mishaelit dhe Azariahut. 18 Ai u kërkoi që t’i luteshin për mëshirë Perëndisë së qiellit për këtë të fshehtë, që Danieli dhe shokët e tij, bashkë me burrat e tjerë të mençur të Babilonisë, të mos vriteshin.
19 Kështu e fshehta iu zbulua Danielit në një vegim,* natën.+ Prandaj ai lëvdoi Perëndinë e qiellit. 20 Danieli tha:
«Lëvduar qoftë emri i Perëndisë për gjithë përjetësinë,*
sepse vetëm atij i përkasin mençuria dhe fuqia!+
21 Ai ndryshon kohët dhe stinët,+
heq një mbret e vë një tjetër,+
u jep mençuri të mençurve e njohuri njerëzve me aftësi dalluese.+
23 Ty, o Perëndi i paraardhësve të mi, të falënderoj dhe të lëvdoj,
sepse më ke dhënë mençuri dhe fuqi!
E tani më bëre të njohur atë që të kërkuam;
na bëre të njohur çështjen që e shqetësonte mbretin.»+
24 Pastaj Danieli shkoi tek Arioku, të cilin mbreti e kishte caktuar të vriste të mençurit e Babilonisë,+ dhe i tha: «Mos vrit asnjë nga të mençurit e Babilonisë. Më ço te mbreti dhe unë do t’i them interpretimin e ëndrrës.»
25 Arioku e çoi me nxitim Danielin te mbreti dhe i tha: «Kam gjetur një njeri nga të mërguarit e Judës,+ i cili mund t’ia tregojë interpretimin mbretit.» 26 Mbreti i tha Danielit, emri i të cilit ishte Belteshazar:+ «Vërtet mund të ma tregosh ëndrrën që pashë dhe interpretimin e saj?»+ 27 Danieli iu përgjigj mbretit: «Asnjë nga burrat e mençur, ndjellësit e frymërave, priftërinjtë që merren me magji dhe astrologët nuk mund t’ia tregojnë mbretit të fshehtën që po kërkon.+ 28 Por ka një Perëndi në qiej që është Zbulues i të fshehtave+ dhe ai ia ka bërë të njohur mbretit Nabukodonosor çfarë do të ndodhë në ditët e fundit. Kjo është ëndrra dhe vegimet që pe ndërsa ishe në gjumë:*
29 Ndërsa ishe në shtrat, o mbret, ty të erdhën mendime për atë që do të ndodhë në të ardhmen, dhe Zbuluesi i të fshehtave të ka bërë të njohur çfarë do të ndodhë. 30 Kjo e fshehtë nuk m’u zbulua mua ngaqë jam më i mençur se gjithë të gjallët. Përkundrazi m’u zbulua që t’ia tregoj interpretimin mbretit, me qëllim që të dish ç’mendime të kaluan nëpër mend.*+
31 Ndërsa po shihje, o mbret, ty t’u shfaq një shëmbëlltyrë* tejet e madhe. Ajo shëmbëlltyrë e madhe dhe jashtëzakonisht e shndritshme qëndronte përballë teje, dhe pamja e saj ishte e tmerrshme. 32 Koka e shëmbëlltyrës ishte prej ari të kulluar,+ kraharori dhe krahët ishin prej argjendi,+ barku dhe kofshët ishin prej bakri,+ 33 kërcinjtë ishin prej hekuri,+ dhe këmbët nga kyçet e poshtë ishin pjesërisht prej hekuri e pjesërisht prej argjile.*+ 34 Ndërsa po shikoje, një gur u shkëput, pa e prekur kush me dorë, dhe e goditi shëmbëlltyrën në pjesën e këmbëve nga kyçet e poshtë, që ishin prej hekuri e argjile, dhe i thërrmoi.+ 35 Atëherë, hekuri, argjila, bakri, argjendi dhe ari, të gjitha bashkë, u thërrmuan dhe u bënë si byku i lëmit* në verë; era i çoi tutje që të mos gjendej asnjë gjurmë e tyre. Kurse guri që goditi shëmbëlltyrën, u bë një mal i madh dhe mbushi tërë tokën.
36 Kjo është ëndrra, dhe tani do t’i themi mbretit interpretimin e saj. 37 Ti, o mbret—mbret i mbretërve, që Perëndia i qiellit të dha mbretërinë,+ fuqinë, forcën e lavdinë, 38 që të dha në dorë njerëzit, kudo ku banojnë, si edhe kafshët e fushës dhe zogjtë e qiellit, dhe që të bëri sundimtar mbi të gjitha ato+—ti vetë je koka prej ari.+
39 Por pas teje do të ngrihet një mbretëri+ që qëndron më poshtë se jotja; pastaj një mbretëri tjetër, një e tretë, prej bakri, e cila do të sundojë mbi tërë tokën.+
40 Kurse mbretëria e katërt do të jetë e fortë si hekuri.+ Ashtu si hekuri që thërrmon e bën pluhur e hi çdo gjë, po, si hekuri që copëton, ajo do t’i thërrmojë e do t’i copëtojë të gjitha këto.+
41 Ashtu siç pe që këmbët nga kyçet e poshtë dhe gishtat e këmbëve ishin pjesërisht prej argjile* e pjesërisht prej hekuri, edhe mbretëria do të jetë e përçarë. Mirëpo do të ketë njëfarë fortësie si hekuri, ashtu siç pe hekurin të përzier me argjilë të butë. 42 Ashtu siç gishtat e këmbëve ishin pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile, edhe mbretëria do të jetë pjesërisht e fortë dhe pjesërisht e brishtë. 43 Ashtu siç pe që hekuri ishte përzier me argjilë të butë, edhe disa pjesë të kësaj mbretërie do të përzihen me njerëzit;* por nuk do të ngjiten bashkë, njëra me tjetrën, ashtu si hekuri nuk ngjitet me argjilën.
44 Në ditët e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri+ që nuk do të shkatërrohet kurrë;+ kjo mbretëri nuk do t’i kalojë asnjë populli tjetër.+ Ajo do të thërrmojë e do t’u japë fund të gjitha këtyre mbretërive,+ dhe vetëm ajo do të qëndrojë përgjithmonë,+ 45 njësoj siç pe që nga mali u shkëput një gur, pa e prekur kush me dorë, dhe thërrmoi hekurin, bakrin, argjilën, argjendin dhe arin.+ Perëndia i Madh i ka bërë të njohur mbretit çfarë do të ndodhë në të ardhmen.+ Ëndrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i besueshëm.»
46 Atëherë mbreti Nabukodonosor u përkul me fytyrë përtokë para Danielit, i bëri nderime e dha urdhër t’i jepnin një dhuratë e të digjnin temjan për të. 47 Mbreti i tha Danielit: «Vërtet, Perëndia juaj është Perëndi i perëndive, Zot i mbretërve dhe Zbulues i të fshehtave, përderisa ti ishe në gjendje ta zbuloje këtë të fshehtë.»+ 48 Pastaj mbreti e ngriti në pozitë Danielin, i dha shumë dhurata të çmueshme dhe e bëri sundimtar mbi gjithë provincën e Babilonisë+ e kryeprefekt të të gjithë të mençurve të Babilonisë. 49 E me kërkesë të Danielit, mbreti emëroi Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon+ në krye të administratës së provincës së Babilonisë, kurse Danieli shërbeu në oborrin e mbretit.