Isaia
Jehovai më ka thirrur që para se të lindja.*+
Që kur isha në bark të nënës, e përmendi emrin tim.
Më bëri si një shigjetë të lëmuar;
më fshehu në kukurën e tij.*
4 Unë thashë: «Kot u robtova.
E harxhova fuqinë më kot, për gjëra pa vlerë.
5 Dhe tani, Jehovai, Ai që më formoi që në bark të nënës si shërbëtorin e tij,
më ka thënë ta kthej Jakobin tek ai,
që Izraeli të mblidhet pranë tij.+
Unë do të lëvdohem në sytë e Jehovait,
Perëndia im do të jetë bërë forca ime.
6 Ai më tha: «Nuk mjafton që je shërbëtori im
për të ngritur fiset e Jakobit
dhe për t’i kthyer të mbijetuarit nga Izraeli.*
7 Jehovai Riblerësi i Izraelit, i Shenjti i tij,+ i thotë atij që e përbuzin,+ që kombet e urrejnë, shërbëtorit të sundimtarëve:
«Mbretërit do të shohin e do të ngrihen në këmbë
dhe princat do të përkulen
për shkak të Jehovait, që është besnik,+
për shkak të të Shenjtit të Izraelit, që të ka zgjedhur.»+
8 Kështu thotë Jehovai:
Të ruaja për të të dhënë si besëlidhje për popullin,+
për të ripërtërirë vendin,
për të marrë në zotërim trashëgiminë e shkretuar,+
9 për t’u thënë të burgosurve: ‘Dilni’,+
dhe atyre që janë në errësirë:+ ‘Dilni në dritë.’
Ata do të ushqehen përgjatë rrugëve
dhe kullotat e tyre do të jenë nëpër shtigje të rrahura.*
10 Nuk do t’i marrë as uria e as etja,+
nuk do të vuajnë më as nga vapa përvëluese e as nga dielli,+
sepse Ai që ka mëshirë për ta, do t’u prijë+
e do t’i çojë te burimet e ujit.+
13 Brohoritni me hare, o qiej, dhe gëzo, o tokë!+
Ai u tregon mëshirë njerëzve të vet të munduar.+
14 Por Sioni thoshte:
«Jehovai më ka braktisur.+ Jehovai më ka harruar.»+
15 A mund ta harrojë një grua foshnjën e gjirit
dhe të mos i dhimbset fëmija i barkut?
Edhe sikur ato të harrojnë, unë nuk do të të harroj kurrë.+
16 Ja, unë të kam skalitur në pëllëmbët e duarve të mia.
Muret e tua i kam gjithnjë para syve.
17 Bijtë e tu nxitojnë për t’u kthyer.
Ata që të rrafshuan e të shkretuan, do të ikin prej teje.
18 Ngri sytë e shih përreth.
Të tërë po mblidhen+ e po vijnë te ti.
Jehovai thotë: «Siç është e vërtetë që unë rroj,
ti do të zbukurohesh me të gjithë ata, sikur të ishin stoli
e do të vishesh me ta siç bën një nuse.
19 Megjithëse vendet e tua ishin të rrënuara e të shkretuara dhe toka jote ishte gërmadhë,+
tani do të bëhet tepër ngushtë për të banuar,+
20 Fëmijët që të lindën, kur vajtoje për bijtë e humbur, do të të thonë:
‘Këtu jemi tepër ngushtë;
na bëj vend që të banojmë.’+
21 Atëherë do të thuash:
‘Po këta, kush m’i lindi,
përderisa unë jam grua e mbetur pa fëmijë dhe shterpë,
e çuar në mërgim dhe e burgosur?
Kush i rriti?+
22 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
Kështu ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai;
ata që shpresojnë tek unë, nuk do të turpërohen.»+
24 A mund t’i merret vallë preja një të fuqishmi?
A mund t’i shpëtosh robërit nga tirani?
25 Por kështu thotë Jehovai:
Unë do t’i kundërvihem kujtdo që të kundërvihet+
dhe do t’i shpëtoj bijtë e tu.
26 Ata që të keqtrajtojnë, do t’i bëj të hanë mishin e vet,
do të dehen me gjakun e vet, sikur të ishte verë e ëmbël.