Psalmi
Psalm i Davidit. Këngë.
110 Jehovai i tha Zotërisë tim:
2 Nga Sioni, Jehovai do të zgjatë skeptrin e tij* të fuqishëm dhe do t’i thotë:
«Shko mes armiqve të tu dhe nënshtroji.»+
Të stolisur me shenjtëri, nga gjiri* i agimit,
armata e të rinjve të tu do të jetë si bulëza të panumërta vese.
4 Jehovai është betuar dhe nuk do të ndryshojë mendje:*
«Në jetë të jetëve, ti do të jesh prift+ si Melkisedeku.»+
5 Jehovai do të jetë në të djathtën tënde+
e do t’i shpartallojë mbretërit ditën e zemërimit të tij.+
Kreun e një vendi të paanë* do ta shfarosë.