Proverbat
1 Proverbat e Solomonit,+ birit të Davidit,+ mbretit të Izraelit:+
2 për të fituar* mençuri,+ për të njohur ç’është disiplina,*
për të kuptuar thëniet e mençura,
3 për të pranuar disiplinën+ që jep gjykim të thellë,
drejtësi,+ gjykim të shëndoshë*+ dhe ndershmëri,*
4 për t’u dhënë të papërvojëve mendjemprehtësi,+
për t’u dhënë të rinjve njohuri dhe aftësi për të menduar mirë.+
5 I mençuri dëgjon dhe mëson më shumë.+
Një njeri me mend kërkon udhëheqje të mençur*+
6 për të kuptuar proverba dhe thënie të koklavitura,*
gjëegjëzat dhe fjalët e të mençurve.+
7 Të kesh nderim të thellë për Jehovain,* është hapi i parë drejt njohurisë.*+
Vetëm të marrët e përbuzin mençurinë dhe disiplinën.+
10 Biri im, nëse mëkatarët përpiqen të të tundojnë, mos prano.+
11 Nëse të thonë:
«Hajde me ne, të ngremë prita për të derdhur gjak,
të fshihemi që të sulmojmë për qejf viktima të pafajshme,
13 t’i grabitim të gjitha gjërat e tyre të çmuara
e t’i mbushim shtëpitë tona me plaçkë,
15 ti, biri im, mos shko pas tyre.
Mbaji larg këmbët nga shtegu i tyre,+
16 sepse këmbët e tyre sulen drejt së ligës;
ata turren për të derdhur gjak.+
17 Sigurisht është e kotë t’u vësh zogjve rrjetë përpara syve.
18 Ja pse ata zënë pusí për të derdhur gjak
e rrinë fshehur për të marrë jetë njerëzish.
19 Këto janë udhët e atyre që kërkojnë fitime të pandershme,
të cilat në fund ua marrin jetën atyre që i shtien në dorë.+
20 Mençuria e vërtetë+ thërret rrugës,+
në sheshe e ngre zërin vazhdimisht.+
21 Në kryqëzimet* e rrugëve të rrahura thërret,
në hyrjet e portave të qytetit thotë:+
22 «O të papërvojë, deri kur do ta doni mungesën e përvojës?
O tallës, deri kur do të kënaqeni me talljet?
O të marrë, deri kur do ta urreni njohurinë?+
23 Vërjani veshin korrigjimit tim dhe ktheni rrugë,+
dhe atëherë do të derdh frymën time mbi ju
e do t’ju tregoj fjalët e mia.+
24 Unë thirra, por ju i mbyllët veshët vazhdimisht,
unë e shtriva dorën, por askush nuk kushtoi vëmendje.+
25 Ju i shpërfillët vazhdimisht gjithë këshillat e mia
dhe e hodhët poshtë korrigjimin tim.
26 Prandaj unë do të qesh kur t’ju bjerë ndonjë e zezë,
do t’ju vë në lojë kur të vijë ajo që ju tmerron,+
27 kur ajo që ju tmerron të vijë si stuhi,
kur të zezat t’ju vijnë si furtunë
dhe kur t’ju zënë hallet e ankthet.
28 Atëherë këta do të më thërrasin pa pushim, por s’do të përgjigjem;
do të më kërkojnë me ngulm, por s’do të më gjejnë,+
dhe nuk zgjodhën të nderonin thellësisht Jehovain.+
30 Nuk i pranuan këshillat e mia
dhe gjithë korrigjimet e mia i përbuzën.