Hageu
2 Muajin e 7-të, ditën e 21-të të muajit, Jehovai i drejtoi këtë fjalë profetit Hagé:+ 2 «Pyete, të lutem, guvernatorin e Judës,+ Zorobabelin,+ birin e Shealtielit, dhe kryepriftin Josi,+ birin e Jehozadakut,+ si edhe pjesën tjetër të popullit: 3 ‘Kush nga ju e ka parë këtë shtëpi* në ditët e saj të lavdishme?+ Si ju duket tani? A nuk mendoni se në krahasim me të mëparshmen është asgjë?+
4 Por ji i fortë,* o Zorobabel,—thotë Jehovai.—Ji i fortë edhe ti, o kryeprift Josi, bir i Jehozadakut!
Ji i fortë, mbarë ti popull+ dhe futju punës,—thotë Jehovai.
Se unë jam me ju,+—thotë Jehovai i ushtrive.—5 Mos harroni çfarë ju premtova kur dolët nga Egjipti+ dhe se fryma ime qëndron mes jush.*+ Mos kini frikë!’+
6 Se kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Pas pak, unë do t’i shkund edhe një herë qiejt, dheun, detin dhe tokën e thatë.+
7 Do të shkund gjithë kombet, dhe thesaret* e të gjitha kombeve do të vijnë në shtëpinë time,+ e unë do ta mbush atë me lavdi,+—thotë Jehovai i ushtrive.
8 Argjendi është imi dhe ari është imi,—thotë Jehovai i ushtrive.
9 Në të ardhmen, kjo shtëpi do të ketë më shumë lavdi se e para,+—thotë Jehovai i ushtrive.
Dhe unë do t’i jap paqe këtij vendi’,+—thotë Jehovai i ushtrive.»
10 Ditën e 24-t të muajit të 9-të, vitin e 2-të të Darit, Jehovai i drejtoi këtë fjalë profetit Hagé:+ 11 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Të lutem, pyeti priftërinjtë për ligjin:+ 12 ‘Nëse dikush mban mish të shenjtë në palën e rrobës, dhe rroba e tij prek bukë, gjellë, verë, vaj ose ndonjë ushqim tjetër, a do të bëhen edhe këto të shenjta?’”»
Priftërinjtë u përgjigjën: «Jo!»
13 Pastaj Hageu pyeti: «Po nëse dikush është i papastër, ngaqë ka prekur një të vdekur,* dhe prek një prej këtyre gjërave, a do të bëhet edhe ajo e papastër?»+
Priftërinjtë u përgjigjën: «Po, do të bëhet.»
14 Atëherë Hageu tha: «Ja si është ky popull, ja si është ky komb në sytë e mi dhe gjithë puna e duarve të tyre; çdo flijim që paraqitin është i papastër,—thotë Jehovai.
15 Por që sot e tutje, ju lutem, shqyrtoni me gjithë zemër* se në ç’gjendje ishit para se të vihej gur mbi gur në tempullin e Jehovait.+ 16 Kur dikush shkonte te një grumbull me drithë, priste të nxirrte 20 thasë, por merrte vetëm 10; kur dikush shkonte te shtypësja e rrushit për të nxjerrë 50 qypa, merrte vetëm 20;+ 17 gjithë punën e duarve tuaja, unë e goditja me erë zhuritëse,+ vrug* dhe breshër, por askush prej jush nuk u kthye tek unë,—thotë Jehovai.
18 Ju lutem, shqyrtoni me gjithë zemër* që sot e tutje, që nga dita e 24-t e muajit të 9-të, dita kur u hodh themeli i tempullit të Jehovait,+ po, shqyrtojeni me gjithë zemër këtë: 19 a ka ende farë në depo?*+ Hardhia, fiku, shega dhe ulliri nuk kanë dhënë ende fryt, apo jo? Që sot e tutje, unë do t’ju bekoj.»+
20 Fjala e Jehovait iu drejtua për herë të dytë Hageut, ditën e 24-t të muajit:+ 21 «Thuaji Zorobabelit, guvernatorit të Judës: ‘Unë do të shkund qiejt dhe tokën.+ 22 Do të përmbys fronet e mbretërve dhe do të zhduk forcën e mbretërive të kombeve.+ Do të kthej përmbys karrocat dhe kalorësit e tyre, dhe secili do të marrë fund prej shpatës së vëllait të vet.’+
23 Jehovai i ushtrive thotë: ‘O shërbëtori im Zorobabel,+ bir i Shealtielit,+ atë ditë do të të marr e do të të bëj si një unazë me vulë,*—thotë Jehovai,—sepse ty të kam zgjedhur’,—thotë Jehovai i ushtrive.»