Zakaria
14 «Ja, po vjen dita e Jehovait, kur plaçka jote* do të ndahet para teje. 2 Unë do t’i mbledh të gjitha kombet për luftë kundër Jerusalemit. Qyteti do të pushtohet, shtëpitë do të plaçkiten dhe gratë do të përdhunohen. Gjysma e qytetit do të shkojë në mërgim, por ata që do të mbeten nuk do të hiqen nga qyteti.
3 Jehovai do të dalë dhe do të luftojë kundër atyre kombeve+ ashtu si lufton në ditë beteje.+ 4 Atë ditë, këmbët e tij do të qëndrojnë në Malin e Ullinjve,+ që gjendet përballë Jerusalemit, në lindje. Mali i Ullinjve do të çahet në mes, nga lindja në perëndim* duke formuar një luginë shumë të madhe; gjysma e malit do të zhvendoset në veri, kurse gjysma tjetër në jug. 5 Ju do të ikni në luginën e maleve të mia, sepse lugina e maleve do të shtrihet deri në Azel. Do të ikni, ashtu siç ikët për shkak të tërmetit në ditët e Uziahut, mbretit të Judës.+ Jehovai, Perëndia, do të vijë dhe, bashkë me të, do të jenë gjithë të shenjtët.*+
6 Atë ditë s’do të ketë dritë të çmuar+—gjërat do të jenë të ngrira.* 7 Ajo do të kthehet në një ditë që do të njihet si dita e Jehovait.+ Nuk do të jetë as ditë, as natë, dhe në mbrëmje do të bëhet dritë. 8 Atë ditë, nga Jerusalemi do të vërshojnë ujëra jetëdhënëse.*+ Gjysma e tyre do të shkojë drejt detit lindor,*+ kurse gjysma tjetër drejt detit perëndimor.*+ Kjo do të ndodhë në verë dhe në dimër. 9 Jehovai do të jetë Mbret mbi gjithë tokën.+ Atë ditë, Jehovai do të jetë një i vetëm+ dhe emri i tij do të jetë një i vetëm.+
10 Nga Geba+ deri në Rimon+ në jug të Jerusalemit, tërë vendi do të bëhet si Arabahu.+ Jerusalemi do të ngrihet e do të banohet në vendin ku ka qenë,+ nga Porta e Beniaminit+ deri te Porta e Parë, e pastaj deri te Porta e Qoshes, dhe nga Kulla e Hananelit+ deri te lugjet e shtypëseve* të mbretit. 11 Ai do të banohet dhe nuk do të dënohet më kurrë me shkatërrim.+ Jerusalemi do të banohet dhe do të jetë i sigurt.+
12 Të gjithë popujt që luftojnë kundër Jerusalemit, Jehovai do t’i godasë me këtë plagë:+ mishi do t’u kalbet teksa qëndrojnë në këmbë, sytë do t’u kalben në zgavra dhe gjuha do t’u kalbet në gojë.
13 Atë ditë, Jehovai do të shkaktojë rrëmujë të madhe mes tyre. Secili do të mbërthejë shokun e vet dhe do të ngrejë dorën kundër shokut të vet.*+ 14 Edhe Juda do të luftojë përkrah Jerusalemit. Pasuria e tërë kombeve përreth do të mblidhet: ar, argjend e rroba me bollëk të madh.+
15 Me po këtë plagë do të goditen edhe kuajt, mushkat, devetë, gomerët dhe çdo lloj bagëtie që gjendet në kampet armike.
16 Të gjithë ata që mbeten nga tërë kombet që vijnë kundër Jerusalemit, do të ngjiten vit për vit+ për t’u përkulur para* Mbretit, Jehovait të ushtrive,+ dhe për të kremtuar Festën e Kasolleve.*+ 17 Por, për çdo komb të tokës që nuk ngjitet në Jerusalem për t’u përkulur para Mbretit, Jehovait të ushtrive, nuk do të ketë fare shi.+ 18 Edhe kombi i Egjiptit, nëse nuk ngjitet e nuk hyn, as për të s’do të ketë shi. Përkundrazi, mbi të do të bjerë plaga me të cilën Jehovai godet kombet që nuk ngjiten për të kremtuar Festën e Kasolleve. 19 Ky do të jetë ndëshkimi për mëkatin e Egjiptit dhe për mëkatin e të gjitha kombeve që nuk ngjiten të kremtojnë Festën e Kasolleve.
20 Atë ditë, fjalët ‘Shenjtëria i përket Jehovait!’+ do të jenë të shkruara në zilet e kalit. Kazanët+ në shtëpinë e Jehovait do të jenë si taset+ para altarit. 21 Çdo kazan në Jerusalem dhe në Judë do të jetë i shenjtë e do t’i përkasë Jehovait të ushtrive. Të gjithë ata që flijojnë, do të hyjnë e do të përdorin disa prej tyre për të zier flijimet. Atë ditë, në shtëpinë e Jehovait të ushtrive nuk do të ketë më asnjë kananit.»*+