Isaia
32 Ja, një mbret+ do të mbretërojë për të siguruar të drejtën,+
dhe princat do të qeverisin për të siguruar drejtësinë.
2 Secili do të jetë si një strehë për t’u mbrojtur nga era
dhe si një vend për t’u fshehur* nga shtrëngata,
si rrëke uji në një vend të thatë,+
si hija e një shkrepi të madh në një tokë të zhuritur.
3 Atëherë sytë e atyre që shohin, nuk do të mbyllen më,
dhe veshët e atyre që dëgjojnë, do të kushtojnë vëmendje.
4 Zemra e atyre që janë të rrëmbyer, do të mendohet mirë e do të thellojë njohurinë.
Madje edhe atyre që u mbahet goja, do t’u zgjidhet gjuha e do të flasin lirisht.+
5 I pamendi nuk do të quhet më zemërgjerë*
dhe njeriu i pandershëm nuk do të quhet fisnik,
6 sepse i pamendi do të thotë marrëzira
dhe zemra e tij do të thurë të këqija,+
që të nxitë apostazinë* dhe të thotë gënjeshtra kundër Jehovait,
që ta lërë pa ngrënë të uriturin*
dhe ta lërë pa pirë të eturin.
7 Taktikat e të pandershmit janë të këqija;+
ai nxit një sjellje të turpshme
që të rrënojë të përvuajturit me gënjeshtra,+
madje edhe kur i varfri thotë të drejtën.
9 «O gra moskokëçarëse, çohuni, dëgjoni zërin tim!
O bija të shkujdesura,+ vërjani veshin fjalëve të mia!
10 Kur të kalojë pak më shumë se një vit, ju o të shkujdesura, do të trembeni,
sepse s’do të keni mbledhur asgjë kur të ketë përfunduar vjelja e rrushit.+
11 Dridhuni, o gra moskokëçarëse!
Trembuni, o të shkujdesura!
12 Goditni kraharorin dhe vajtoni
për arat e mrekullueshme dhe për hardhinë e frytshme,
13 sepse toka e popullit tim do të mbushet me gjemba e me driza,
të cilat do të mbulojnë të gjitha shtëpitë ku ka gëzim,
po, qytetin e hareshëm.+
Ofelin+ dhe kullën e rojës i kanë shkretuar përgjithmonë,
i kanë bërë një vend kënaqësie për gomarët e egër,
dhe kullotë për kopetë,+
15 derisa fryma e Perëndisë të vijë mbi ne,+
dhe shkretëtira të shndërrohet në pemishte
e pemishtja të konsiderohet si pyll.+
17 Rezultati i drejtësisë së vërtetë do të jetë paqja,+
dhe fryti i saj do të jetë qetësia dhe siguria e përhershme.+
19 Kurse pyllin do ta shkatërrojë breshri
dhe qyteti do të rrafshohet krejt.