Letra e parë drejtuar Timoteut
2 Prandaj, para së gjithash, i nxis të gjithë të bëjnë përgjërime, lutje e kërkesa për të mirën e të tjerëve dhe të japin falënderime për njerëz të çdo lloji, 2 për mbretërit dhe për të gjithë ata që janë në poste të larta,*+ që të vazhdojmë të bëjmë një jetë të qetë e të patrazuar, plot seriozitet dhe përkushtim ndaj Perëndisë.*+ 3 Kjo është e shkëlqyer dhe e pranueshme në sytë e Shpëtimtarit tonë, Perëndisë,+ 4 vullneti i të cilit është që njerëz të çdo lloji të shpëtojnë+ dhe të fitojnë njohurinë e saktë për të vërtetën, 5 sepse ka një Perëndi+ të vetëm dhe një ndërmjetës+ mes Perëndisë dhe njerëzve,+ po, një njeri, Krishti Jezu,+ 6 i cili dha veten si një shpërblesë përkatëse* për të gjithë.*+ Për këtë do të jepet dëshmi në kohën e duhur, 7 e po për këtë dëshmi+ u emërova predikues dhe apostull+—po them të vërtetën, nuk po gënjej—mësues i kombeve*+ për sa i përket besimit dhe së vërtetës.
8 Prandaj, dëshiroj që në çdo vend burrat të vazhdojnë të ngrenë duart në lutje me besnikëri+ ndaj Perëndisë, pa zemërim+ e pa debate.+ 9 Po ashtu, gratë të stolisen me veshje të përshtatshme,* me modesti e mendje të shëndoshë,* jo me gërshetime flokësh,* as me ar e me perla a me veshje shumë të shtrenjta,+ 10 por me vepra të mira, si u ka hije grave që janë të përkushtuara ndaj Perëndisë.+
11 Gratë le të mësojnë në heshtje,* plotësisht të nënshtruara.+ 12 Nuk i lejoj gratë t’i mësojnë a të ushtrojnë autoritet mbi burrat, por të rrinë në heshtje,*+ 13 sepse i pari u formua Adami, e më pas Eva.+ 14 Veç kësaj, nuk u mashtrua Adami, por gruaja u mashtrua plotësisht+ dhe shkeli urdhërimin e Perëndisë. 15 Megjithatë, gratë do të ruhen duke u bërë nëna,*+ për sa kohë që nuk heqin dorë nga besimi, dashuria, shenjtëria dhe janë me mendje të shëndoshë.*+