Galatasve
1 Unë Pavli, apostull i emëruar, jo nga njerëzit a falë ndonjë njeriu, por nga Jezu Krishti+ dhe Perëndia, Ati,+ që e ngriti atë nga të vdekurit, 2 u drejtohem, bashkë me gjithë vëllezërit që janë me mua, kongregacioneve* të Galatisë:
3 Mirësia e pamerituar* dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, si edhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju! 4 Krishti e dha veten për mëkatet tona,+ që të na çlironte nga ky sistem i lig,*+ në përputhje me vullnetin e Perëndisë, Atit tonë,+ 5 të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve! Amin!
6 Çuditem që po i ktheni shpinën kaq shpejt Atij* që ju thirri me anë të mirësisë së pamerituar të Krishtit, për të ndjekur një tjetër lajm të mirë.+ 7 Jo se ka një tjetër lajm të mirë, por ka disa njerëz që po ju hapin telashe+ dhe duan ta shtrembërojnë lajmin e mirë për Krishtin. 8 Gjithsesi, edhe sikur ne a ndonjë engjëll nga qielli t’ju shpallte një tjetër lajm të mirë e jo lajmin e mirë që ju shpallëm ne, qoftë i mallkuar! 9 Ashtu siç e thamë më përpara, po e them prapë: kushdo që ju shpall një tjetër lajm të mirë e jo atë që pranuat, qoftë i mallkuar!
10 Mos po përpiqem tani të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Mos po përpiqem t’u pëlqej njerëzve? Po t’u pëlqeja ende njerëzve, nuk do të isha skllav i Krishtit. 11 Dua që të dini, vëllezër, se lajmi i mirë që ju shpalla, nuk vjen nga njerëzit,+ 12 sepse as e mora e as e mësova nga njerëzit, por e mora nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.
13 Sigurisht që keni dëgjuar si sillesha më parë në judaizëm,+ që e përndiqja egërsisht* kongregacionin e Perëndisë dhe doja ta shuaja krejt.+ 14 Në judaizëm po përparoja më tepër se shumë moshatarë të kombit tim, sepse isha tejet i zellshëm për traditat e etërve të mi.+ 15 Por, kur Perëndisë, që më ndau nga barku i nënës* e më thirri nëpërmjet mirësisë së tij të pamerituar,+ iu duk mirë 16 të zbulonte Birin e tij nëpërmjet meje, që t’u shpallja kombeve* lajmin e mirë për të,+ nuk u konsultova menjëherë me ndonjë njeri.* 17 As u ngjita në Jerusalem, tek ata që ishin apostuj para meje, por ika në Arabi dhe më pas u ktheva sërish në Damask.+
18 Pastaj, tre vjet më vonë, u ngjita në Jerusalem+ që të vizitoja Kefën*+ dhe ndenja me të 15 ditë. 19 Por nuk pashë asnjë apostull tjetër, përveç Jakovit,+ vëllait të Zotërisë. 20 Për këto që po ju shkruaj, ju siguroj para Perëndisë se nuk po gënjej.
21 Pastaj shkova në rajonet e Sirisë e të Kilikisë.+ 22 Mirëpo kongregacionet e Judesë që ishin në unitet me Krishtin, nuk më njihnin personalisht. 23 Ato vetëm kishin dëgjuar: «Njeriu që më parë na përndiqte,+ tani po shpall lajmin e mirë për besimin, të cilin më parë donte ta shuante krejt.»+ 24 Kështu kongregacionet filluan t’i jepnin lavdi Perëndisë për shkakun tim.