Psalmi
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Zambakët». Psalm i bijve të Korahut.+ Maskil.* Këngë dashurie.
Qoftë gjuha ime si pena*+ e një kopisti* të zotë!+
2 Ti je më i hijshmi ndër bijtë e njerëzve, o mbret.
Sa të këndshme janë fjalët e buzëve të tua!+
Ja pse Perëndia të ka bekuar për gjithë përjetësinë.+
3 Ngjishe shpatën+ në brez, o luftëtar i fuqishëm!+
Vishu me lavdi e shkëlqim!+
4 Me shkëlqimin tënd marsho drejt fitores!*+
Kalëro në mbrojtje të së vërtetës, të përulësisë e të drejtësisë!+
Dora jote e djathtë do të realizojë* gjëra madhështore.
5 Nga shigjetat e tua të mprehta,
popujt do të bien në këmbët e tua,+ o mbret;
armiqve të tu kanë për t’ua shpuar zemrën tejpërtej.+
7 Ti e deshe drejtësinë+ dhe e urreve ligësinë.+
8 Të gjitha rrobat e tua janë të parfumuara me mirrë, dru aloe* dhe kasi;
nga pallati madhështor i fildishtë,
tingujt e instrumenteve me tela ta mbushin zemrën me gëzim.
9 Bijat e mbretërve janë mes zonjave të oborrit tënd mbretëror.
Mbretëresha e stolisur me ar Ofiri+ ka zënë vend në të djathtën tënde.
10 Dëgjo, o bijë, mbaj vesh e kushto vëmendje:
harroje popullin dhe shtëpinë e atit tënd.
11 Mbreti do të digjet nga dëshira për bukurinë tënde;
ai është zotëria yt, ndaj përkulu thellë para tij!
13 Brenda pallatit mbretëror,* bija e mbretit duket tejet madhështore;
rrobat i ka të stolisura* me ar.
14 Do ta çojnë te mbreti me veshje madhështore;*
para tij* do të sjellin virgjëreshat që e shoqërojnë.
15 Plot gëzim e hare do t’i sjellin,
e në pallatin e mbretit ato do të hyjnë.