Proverbat
30 Fjalët dhe mesazhi me peshë i Agurit, birit të Jakehut, drejtuar Ithielit dhe Ukalit.
3 Nuk kam fituar mençuri
dhe nuk kam njohurinë e Më të Shenjtit.
4 Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prapë?+
Kush e mblodhi erën në grushtet e veta?
Kush i mbështolli ujërat me mantel?+
Kush i themeloi* gjithë skajet e tokës?+
Cili është emri i tij dhe emri i të birit, nëse e di?
5 Çdo fjalë e Perëndisë është e kulluar.+
Ai është mburojë për ata që gjejnë strehë tek ai.+
7 O Perëndi, dy gjëra kam kërkuar nga ti;
mos m’i moho para se të vdes.
8 Largoji nga unë mashtrimet dhe gënjeshtrat.+
Mos më jep as varfëri, as pasuri;
më lër të ha aq sa më nevojitet,+
9 që të mos ngopem e pastaj të të mohoj e të them: «Kush është Jehovai?»+
As mos lejo që të varfërohem e të vjedh dhe të çnderoj* emrin e Perëndisë tim.
10 Mos shpif për një shërbëtor tek i zoti,
përndryshe ai do të të mallkojë, e ti do të dalësh fajtor.+
14 Ka nga ata që i kanë dhëmbët si shpata,
që i kanë nofullat si thika;
ata i përpijnë të përvuajturit e tokës
dhe të varfrit e njerëzimit.+
15 Shushunjat kanë dy bija që bërtasin: «Më jep! Më jep!»
Tri gjëra s’kanë të ngopur,
madje katër nuk thonë kurrë: «Mjaft!»
17 Syrin e atij që tallet me babanë dhe që ka zët t’i bindet nënës,+
do ta nxjerrin korbat e luginës*
dhe do ta hanë zogjtë e shqiponjave.+
19 si fluturon shqiponja në qiej,
si rrëshqet gjarpri në shkëmb,
si lundron anija në det të hapur
dhe si sillet një burrë kur është me një vajzë.
20 Ja si sillet një kurorëshkelëse:
ha, fshin buzët dhe pastaj thotë:
«S’kam bërë asnjë të keqe.»+
21 Tri gjëra e shkundin tokën,
madje katër gjëra ajo s’i duron dot:
22 kur skllavi sundon si mbret,+
kur i marri dendet me ushqim,
29 Tre janë ata që ecin me madhështi,
madje katër që lëvizin gjithë madhështi: