Psalm i Davidit kur u hoq si i çmendur+ para Abimelekut që e dëboi, dhe ai iku.
א [Alef]
34 Jehovain do ta lëvdoj përherë
e me buzët e mia gjithnjë do t’i thur lavde.
ב [Beth]
2 Për Jehovain do të flas gjithë mburrje,+
e zemërbutët do të më dëgjojnë e do të gëzojnë.
ג [Gimel]
3 Madhëroni Jehovain bashkë me mua;+
emrin e tij le ta lartësojmë njëzëri.
ד [Daleth]
4 E kërkova Jehovain, dhe ai më dëgjoi+
e nga çdo frikë imja më çliroi.+
ה [He]
5 Ata që i drejtuan sytë tek ai, rrëzëllyen nga gëzimi
dhe faqet nuk iu skuqën kurrë nga turpi.
ז [Zajin]
6 Ky i përvuajtur thirri, dhe Jehovai e dëgjoi
e nga të gjitha vuajtjet e çliroi.+
ח [Heth]
7 Engjëlli i Jehovait zë vend rreth atyre që e nderojnë thellësisht Atë+ dhe i shpëton.+
ט [Teth]
8 Provoni dhe shijoni sa i mirë është Jehovai!+
Lum kush gjen strehë tek ai!
י [Jod]
9 Nderoni thellësisht Jehovain të gjithë ju të shenjtët e tij,
sepse atyre që e nderojnë thellësisht atë, s’u mungon asgjë.+
כ [Haf]
10 Edhe luanët e fortë mund të vuajnë urie,
por atyre që kërkojnë Jehovain, s’do t’u mungojë asgjë e mirë.+
ל [Lamed]
11 Ejani, bijtë e mi, e më dëgjoni,
që t’ju mësoj si të nderoni thellësisht Jehovain.+
מ [Mem]
12 Kush nga ju dëshiron ta gëzojë jetën
e të shohë shumë ditë të bardha?+
נ [Nun]
13 Atëherë ta mbajë nën fre gjuhën për të mos folur keq,+
dhe buzët, për të mos mashtruar.+
ס [Sameh]
14 Të largohet nga e keqja dhe të bëjë të mirën,+
të kërkojë udhën e paqes dhe ta ndjekë.+
ע [Ajën]
15 Jehovai i mban sytë mbi të drejtët,+
dhe veshët, te thirrja e tyre për ndihmë.+
פ [Pe]
16 Por Jehovai e kthen fytyrën kundër atyre që bëjnë të këqija,
që kujtimin e tyre ta fshijë nga faqja e dheut.+
צ [Cade]
17 Të drejtët thirrën për ndihmë, dhe Jehovai i dëgjoi+
e nga të gjitha vuajtjet i çliroi.+
ק [Kof]
18 Jehovai u rri pranë zemërthyerve+
dhe i shpëton ata që e kanë shpirtin të dërrmuar.+
ר [Resh]
19 Hallet e të drejtit s’kanë të sosur,+
por Jehovai e çliron nga të gjitha.+
ש [Shin]
20 Tërë kockat e tij, ai i ruan,
dhe asnjëra prej tyre nuk thyhet.+
ת [Ta]
21 Të këqijat do t’ia hanë kokën të ligut;
ata që urrejnë të drejtin, do të dalin fajtorë.
22 Jehovai e shpengon jetën e shërbëtorëve të tij;
asnjë nga ata që gjejnë strehë tek ai, nuk do të dalë fajtor.+