Letra e parë e Pjetrit
1 Pjetri, apostull+ i Jezu Krishtit, drejtuar banorëve të përkohshëm të shpërndarë nëpër Pont, Galati, Kapadoki,+ Azi dhe Bitini, 2 të zgjedhurve sipas paranjohjes* së Perëndisë, Atit,+ të cilët fryma i ka shenjtëruar*+ që të jenë të bindur ndaj tij dhe të pastër falë spërkatjes me gjakun e Jezu Krishtit:+
Paçi gjithnjë e më shumë mirësi të pamerituar* dhe paqe nga Perëndia!
3 Lëvduar qoftë Perëndia, Ati i Zotërisë tonë Jezu Krisht, që me mëshirën e tij të madhe na dha mundësinë, nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit,+ të lindim përsëri+ për një shpresë të gjallë,+ 4 për një trashëgimi të pashkatërrueshme, të pandotur e të pavenitshme.+ Kjo trashëgimi është rezervuar në qiej për ju,+ 5 për ju që Perëndia po ju ruan me fuqinë e vet, falë besimit që keni, për një shpëtim që do të zbulohet në kohën e fundit. 6 Për këtë po gëzoni shumë, ndonëse për pak kohë do t’ju duhet të vuani për shkak të sprovave* të ndryshme,+ 7 me qëllim që cilësia e besimit tuaj të sprovuar+—shumë më i çmuar se ari që prishet edhe pse sprovohet* në zjarr—t’ju sjellë lëvdim, lavdi dhe nderim kur të zbulohet Jezu Krishti.+ 8 Ndonëse nuk e keni parë kurrë, ju e doni atë; ndonëse tani për tani nuk e shihni, prapëseprapë ju tregoni besim tek ai dhe ndieni një gëzim të madh e të papërshkrueshëm, 9 ndërsa korrni frytin e besimit tuaj, shpëtimin tuaj.+
10 Për sa i përket këtij shpëtimi, profetët që profetizuan për mirësinë e pamerituar të rezervuar për ju, studiuan me zell e bënë kërkime të kujdesshme.+ 11 Ata kërkuan pareshtur të njihnin rrethanat a kohën specifike kur do të plotësoheshin profecitë lidhur me Krishtin,+ që u tregonte fryma* brenda tyre, sepse ajo u kishte dëshmuar paraprakisht për vuajtjet që duhej të hiqte Krishti+ dhe për lavdinë që do të merrte më pas. 12 Atyre iu tregua se nuk po i shërbenin vetes, por juve, kur folën për ato gjëra që tani jua kanë zbuluar ata që ju shpallën lajmin e mirë falë frymës së shenjtë të dërguar nga qielli.+ Pikërisht këto gjëra edhe engjëjt dëshirojnë me zjarr t’i kuptojnë.
13 Prandaj përgatitni mendjen* për aktivitet!+ Ruani plotësisht gjykimin!+ Varini shpresat te mirësia e pamerituar që do t’ju tregohet kur të zbulohet Jezu Krishti! 14 Si fëmijë të bindur, mjaft u brumosët* nga dëshirat e mëparshme kur ishit në padije, 15 por si i Shenjti që ju thirri, bëhuni edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj,+ 16 sepse është shkruar: «Duhet të jeni të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë!»+
17 Veç kësaj, nëse i thërritni për ndihmë Atit, i cili e gjykon me paanësi+ gjithsecilin sipas veprave, tregoni me vepra se nderoni thellësisht Perëndinë*+ ndërsa jetoni si banorë të përkohshëm në këtë botë. 18 Ju e dini se u çliruat* nga mënyra e kotë e jetesës që ju lanë si trashëgimi paraardhësit,* jo me gjëra të prishshme,+ me argjend ose ar, 19 por me gjak të çmuar,+ si ai i një qengji të patëmetë dhe të panjollë,+ po, të Krishtit.+ 20 Vërtet, Perëndia e kishte zgjedhur atë përpara se të themelohej bota,+ por ai u shfaq në fund të kohëve për hirin tuaj.+ 21 Me anë të tij ju besoni te Perëndia,+ i cili e ngriti atë nga të vdekurit+ dhe i dha lavdi,+ që të besoni dhe të shpresoni te Perëndia.
22 Tani që keni përzemërsi vëllazërore pa hipokrizi,+ ngaqë jeni pastruar* duke iu bindur së vërtetës, kini për njëri-tjetrin dashuri të zjarrtë nga zemra.+ 23 Juve ju është dhënë mundësia të lindni përsëri,+ jo nga një farë e shkatërrueshme, por nga një farë e pashkatërrueshme,*+ me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë e të përjetshëm.+ 24 Faktikisht, «çdo njeri* është si bari dhe gjithë lavdia e tij është si lulja e fushës; bari thahet dhe lulja bie, 25 por fjala e Jehovait* mbetet përgjithmonë».+ «Fjala» është lajmi i mirë që ju është shpallur.+