A e dini?
(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet e dhëna biblike dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 27. Për informacion të mëtejshëm, konsultoni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», botuar në anglisht nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.)
1. Sipas asaj që thonë Shkrimet çfarë është ‘ruajtur përgjithmonë’ për të paperëndishmit dhe apostatët? (Juda 13)
2. Çfarë nuk kishte ndodhur para se bimësia të shfaqej në ditën e tretë të krijimit? (Zanafilla 2:5)
3. Pse dërgoi Jehovai gjarpërinj helmues midis izraelitëve? (Numrat 21:5-7)
4. Cila është ajo karakteristikë, të cilën në kuptimin absolut vetëm Jehovai thuhet se e ka? (Psalmi 18:30)
5. Sipas fjalëve të Pavlit, në lidhje me çfarë nuk gëzohet dashuria? (1. Korintasve 13:6)
6. Cilët janë ata tre burra që i sollën Davidit furnizime shumë të nevojshme kur atij iu desh të ikte nga Jerusalemi për shkak të rebelimit të Absalomit? (2. Samuelit 17:27-29)
7. Çfarë emri merr Jehovai për faktin që është streha dhe lartësia e sigurt e popullit të tij? (Psalmi 62:7)
8. Pse Efraimi ia vuri emrin të sapolindurit të tij Beriah, që do të thotë ‘me katastrofë’? (1. Kronikave 7:20-23)
9. Si e ilustroi Jezui faktin që Perëndia do të kujdesej që shërbëtorët e tij të kishin për të veshur? (Luka 12:27, 28)
10. Sa i madh ishte formacioni ushtarak nën drejtimin e Zerahut etiopas, të cilin Jehovai e mundi para Asës? (2. Kronikave 14:9, 12)
11. Çfarë paralajmërimi në lidhje me shoqëritë dha apostulli Pavël? (1. Korintasve 15:33)
12. Çfarë do t’u bëjë Mbretëria e Perëndisë të gjitha mbretërive të krijuara nga njeriu? (Danieli 2:44)
13. Si u identifikua shtëpia e Rahabës, në mënyrë që ajo dhe familja e saj të kurseheshin gjatë shkatërrimit të qytetit të Jerikosë? (Jozueu 2:18)
14. Si e pushtoi Josiu qytetin e Ait? (Jozueu 8:3-7)
15. Sa manë e urdhëroi Jehovai Moisiun të ruante për brezat e ardhshëm? (Eksodi 16:32-34)
Përgjigjet e pyetësorit
1. «Terri i errësirës»
2. Nuk kishte rënë shi
3. Sepse u rebeluan dhe u ankuan ndaj Jehovait
4. Përsosmëria
5. Në lidhje me padrejtësinë
6. Shobi, Makiri dhe Barzilai
7. Kështjellë [Shkëmb, BR]
8. Sepse burrat e Gathit kishin vrarë vëllezërit e tij më të mëdhenj
9. Ai foli për stolisjen e zambakëve
10. Prej një milion burrash
11. «Shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira»
12. Do t’i copëtojë dhe do t’i asgjësojë
13. Ajo lidhi në dritare një kordon me ngjyrë flakë të kuqe
14. Ai vendosi njerëz në pritë pas qytetit dhe pastaj i tërhoqi ata që ishin në qytet të dilnin prej tij, duke u shtirur sikur po tërhiqej, derisa ata u larguan nga fortesa.
15. Një omer