Isaia
42 Ja, shërbëtori im,+ që unë e përkrah!
I zgjedhuri im,+ që e kam miratuar!*+
2 Nuk do të bërtasë dhe nuk do ta ngrejë zërin.
Zëri nuk do t’i dëgjohet në rrugë.+
Ai do të veprojë me besnikëri dhe do të sigurojë drejtësi.+
4 Nuk do t’i zbehet fuqia dhe nuk do të thyhet derisa të vendosë drejtësinë në tokë;+
ishujt vazhdojnë të presin ligjin* e tij.
5 Kështu thotë Perëndia i vërtetë, Jehovai,
Krijuesi i qiejve, i Madhi që i shpalosi;+
që formoi* tokën dhe gjithçka që prodhon ajo,+
që u jep frymëmarrje njerëzve që banojnë në të+
dhe frymë atyre që ecin mbi të:+
6 «Unë, Jehovai, të thirra sipas drejtësisë
dhe të kapa për dore.
Do të të mbroj dhe ti do të jesh si një besëlidhje mes meje e njerëzve+
dhe si dritë për kombet,+
7 që të hapësh sytë e të verbërve,+
të nxjerrësh nga burgu* të burgosurit
dhe nga qelia ata që janë në errësirë.+
8 Unë jam Jehovai. Ky është emri im;
lavdinë time nuk ia jap askujt tjetër,*
as lëvdimin që më takon, shëmbëlltyrave të skalitura.+
9 Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur;
tani po shpall gjëra të reja.
Unë do t’jua tregoj para se ato të shfaqen.»+
10 Këndojini Jehovait një këngë të re,+
thurini lavde nga skajet e tokës,+
ju që përshkoni detet dhe që jetoni me gjithçka që gjendet në to,
ju ishuj dhe ju që banoni në ta!+
Le të thërrasin nga gëzimi banorët e vendeve shkëmbore;
nga majat e maleve le të bërtasin!
Do të bërtasë, po, do të lëshojë një britmë lufte;
do të tregohet më i fuqishëm se armiqtë e tij.+
14 «Për një kohë të gjatë, nuk nxora zë,
qëndrova në heshtje dhe tregova vetëkontroll.
Si një grua që lind,
do të rënkoj, do të gulçoj e do të dihas.
15 Do të shkretoj male e kodra.
Tërë bimësinë e tyre do ta thaj.
16 Unë do t’i prij të verbrit nëpër një rrugë që nuk e njohin+
dhe do t’i vë të ecin në një udhë të panjohur.+
Këtë do të bëj për ta, dhe nuk do t’i braktis.»
17 Ndërsa ata që u besojnë shëmbëlltyrave të gdhendura
e që u thonë statujave prej metali* «ju jeni perënditë tona»,
do të tërhiqen gjithë turp.+
19 Kush është aq i verbër sa shërbëtori im,
aq i shurdhër sa lajmëtari që dërgoj?
Kush është aq i verbër sa ai që shpërbleva,
aq i verbër sa shërbëtori i Jehovait?+
20 Ti sheh shumë gjëra, por nuk u kushton vëmendje.
I ke të hapur veshët, por nuk dëgjon.+
22 Por ky është një popull që e plaçkitën dhe e zhvatën;+
të gjithë i zunë nëpër shpella dhe i mbajtën në burgje.+
I plaçkitën dhe asnjë s’i shpëtoi,+
i zhvatën dhe asnjë s’tha: «Ktheji ata.»
23 Kush prej jush do ta dëgjojë këtë?
Kush do t’ia vërë veshin
e do të dëgjojë për kohët që do të vijnë?
24 Kush ia dha Jakobin zhvatësve?
Kush ia dha Izraelin plaçkitësve?
A nuk është Jehovai, Ai kundër të cilit mëkatuan?