Isaia
66 Kështu thotë Jehovai:
«Qiejt janë froni im dhe toka është stoli im i këmbëve.+
Prandaj do t’i kem sytë tek i përuluri,
tek ai që është shpirtvrarë dhe që ka respekt të thellë për fjalën time.*+
3 Kush flijon një dem, është si dikush që vret një njeri.+
Kush flijon një dele, është si dikush që i thyen qafën një qeni.+
Kush më bën një dhuratë, është si dikush që paraqet gjakun e një derri.+
Kush ofron si blatim temjan të bardhë,+ është si dikush që bekon me fjalë magjike.*+
Këta e kanë zgjedhur rrugën e tyre
dhe kënaqen me gjëra të pështira.
4 Prandaj unë do të zgjedh si t’i ndëshkoj,+
do të sjell mbi ta pikërisht gjërat që kanë tmerr,
sepse thirra, por askush s’u përgjigj,
fola, por askush s’dëgjoi.+
Vazhduan të bënin atë që ishte e keqe në sytë e mi
dhe zgjodhën të bënin gjëra që nuk më pëlqenin.»+
5 Dëgjoni fjalën e Jehovait, ju që dridheni nga fjala e tij:*
«Vëllezërit tuaj ju urrejnë dhe ju mënjanojnë për shkak të emrit tim, edhe pse thonë: ‘Qoftë i lëvduar Jehovai!’+
Por Ai do të shfaqet dhe do t’ju sjellë gëzim,
kurse ata do të turpërohen.»+
6 Dëgjohet një trazirë nga qyteti, një zhurmë nga tempulli,
sepse Jehovai po u jep shpagimin e merituar armiqve të tij.
7 Sioni lindi para se t’i fillonin dhembjet e lindjes.+
Po, lindi djalë para se t’i vinin dhembjet e lindjes.
8 Kush ka dëgjuar një gjë të tillë?
Kush ka parë gjëra si këto?
A vjen në jetë një vend brenda një dite?
A vjen në jetë një komb i tëri përnjëherësh?
E megjithatë Sioni i lindi bijtë e vet me t’i filluar dhembjet e lindjes.
9 «Mos vallë do ta sillja momentin e lindjes, e pastaj do ta pengoja lindjen?—thotë Jehovai.
A do ta shkaktoja fillimin e lindjes, e pastaj do ta mbyllja barkun?»—thotë Perëndia yt.
10 Të gjithë ju që e doni Jerusalemin,+ gëzoni dhe ngazëlloni me të.+
Të gjithë ju që mbani zi për të, fluturoni nga gëzimi.
11 Ju do të pini e do të ngopeni nga gjiri i ngushëllimit;
do të pini me dëshirë e do të kënaqeni nga bollëku i lavdisë së tij.
12 Se kështu thotë Jehovai:
Do t’ju mëndin e do t’ju mbajnë në krahë;
do t’ju mbajnë në prehër e do t’ju përkundin.
siç e ngushëllon një nënë të birin;
ju do të ngushëlloheni për Jerusalemin.+
14 Do ta shihni këtë, e zemra juaj do të gufojë nga gëzimi,
kockat do t’ju përtërihen si bari i njomë.
Unë, Jehovai, do t’ua bëj të njohur dorën* time, shërbëtorëve të mi,
kurse armiqtë e mi do t’i dënoj.+
15 Unë, Jehovai, do të vij si zjarr,+
dhe karrocat e mia si erë shtrëngate,+
që të shpaguaj me zemërim të tërbuar
dhe që të qortoj me flakë të zjarrta.+
16 Se unë, Jehovai, do të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor me zjarr përvëlues,
po, me shpatën time, kundër të gjithë njerëzve,*
dhe ata që do të vriten nga unë, Jehovai, do të jenë shumë.
17 Atyre që shenjtërohen* e pastrohen për të hyrë nëpër kopshte*+ pas idhullit që qëndron në mes, që hanë mish derri,+ minj dhe gjëra të tjera që ngjallin neveri,+ të gjithëve do t’u vijë fundi,—thotë Jehovai.—18 Meqenëse i di veprat dhe mendimet e tyre, unë po vij të mbledh njerëz nga të gjitha kombet dhe gjuhët, që të vijnë e të shohin lavdinë time.
19 Unë do të vë një shenjë mes tyre dhe disa nga ata që do të ikin, do t’i dërgoj nëpër kombe—në Tarshish,+ Pul dhe Lud,+ ku përdoret harku, në Tubal dhe Javan,+ si dhe në ishujt e largët—që nuk kanë dëgjuar të flitet për mua dhe as e kanë parë lavdinë time; ata kanë për ta shpallur lavdinë time mes kombeve.+ 20 Nga tërë kombet do t’i sjellin të gjithë vëllezërit tuaj+ si një dhuratë për Jehovain, mbi kuaj e karroca, në karroca të mbuluara, në mushka e deve të shpejta, te mali im i shenjtë, në Jerusalem,—thotë Jehovai,—ashtu si populli i Izraelit sjell dhuratën në një enë të pastër në shtëpinë e Jehovait.
21 Për më tepër, do t’i marr disa si priftërinj e si levitë,—thotë Jehovai.
22 Se ashtu si do të vazhdojnë të qëndrojnë para meje qiejt e rinj dhe toka e re+ që po bëj,—thotë Jehovai,—po kështu do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe pasardhësit* dhe emri juaj.+