Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit. Këngë.
139 O Jehova, ti më ke hetuar fund e krye dhe më njeh.+
5 Ti më qëndron përkrah e më mbron,
e ndiej dorën tënde tek më pushton.
6 Njohuria jote është e pakapshme* për mua!
Është kaq e thellë sa s’e arrij dot.*+
7 O Perëndi, nga ti ku mund të fshihem?!
Larg frymës sate, ku mundet që të rend?!+
8 Sikur në qiell të ngjitesha, ti do të ishe atje,
9 Sikur tutje të fluturoja me krahët e agimit
e pranë detit më të largët të banoja,
10 edhe atje dora jote do të më printe,
dhe e djathta jote fort do të më mbante.+
11 Edhe sikur të thosha: «Ka për të më përpirë errësira»,
përsëri nata përreth meje do të bëhej dritë.
12 As terri nuk do të ishte tepër i errët për ty,
madje nata do të shndriste porsi dita,+
sepse errësira për ty është si drita.+
Tërë veprat e tua janë të mrekullueshme,+
dhe unë e di fare mirë këtë.
15 Kur u bëra në fshehtësi, kur në bark të nënës* u thura,
kockat e mia nuk ishin të fshehura për sytë e tu.+
16 Kur isha ende një embrion, sytë e tu më panë;
tërë pjesët e tij ishin shkruar në librin tënd,
madje edhe ditët kur ato do të formoheshin,
para se ndonjë prej tyre të ekzistonte.
17 Sa të çmuara janë për mua mendimet e tua!+
O Perëndi, sa të shumta janë!+
18 Sikur të provoja t’i numëroja,
do të ishin më të shumta se kokrrizat e rërës,+
e kur të zgjohesha në mëngjes,
do të isha ende me ty, duke i numëruar.+
19 Ah, sikur ta vrisje të ligun, o Perëndi!+
Atëherë njerëzit e dhunshëm* do të largoheshin prej meje,
20 po, të gjithë ata që nga ligësia të marrin nëpër gojë;*
ata janë armiqtë e tu, ata që e zënë kot në gojë emrin tënd.*+
21 A nuk i urrej ata që të urrejnë ty, o Jehova?!+
A nuk më ngjallin neveri ata që ngrenë krye kundër teje?!+
22 Po, me gjithë shpirt i urrej!+
Për mua janë armiq të betuar.