Sipas Mateut
7 Mos gjykoni më,+ që të mos gjykoheni, 2 sepse do t’ju gjykojnë me po atë gjykim që gjykoni,+ dhe do t’ju matin me po atë masë që matni.+ 3 Pse, atëherë, shikon lëmishten në syrin e vëllait dhe nuk vëren traun në syrin tënd?+ 4 Si mund t’i thuash vëllait: ‘Prit pak të të heq lëmishten nga syri’, kur për vete ke një tra në sy? 5 Hipokrit! Hiq më parë traun nga syri yt, e pastaj do të shohësh qartë si të heqësh lëmishten nga syri i vëllait.
6 Mos u jepni qenve atë që është e shenjtë, as margaritarët tuaj mos ua hidhni derrave,+ që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen e t’ju shqyejnë.
7 Vazhdoni të kërkoni dhe do t’ju jepet,+ vazhdoni të kërkoni me ngulm dhe do të gjeni, vazhdoni të trokitni dhe do t’ju hapet;+ 8 sepse kush kërkon, merr,+ kush kërkon me ngulm, gjen dhe atij që troket, do t’i hapet. 9 Në të vërtetë, kush nga ju, kur i biri t’i kërkojë bukë, do t’i japë një gur?! 10 Apo nëse i kërkon një peshk, mos do t’i japë një gjarpër?! 11 Prandaj, nëse ju, edhe pse mëkatarë,* dini t’u jepni fëmijëve tuaj dhurata të mira, aq më shumë Ati juaj që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira+ atyre që ia kërkojnë.+
12 Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ta,+ sepse kjo është domethënia e Ligjit dhe e Profetëve.+
13 Hyni nga porta e ngushtë,+ sepse e gjerë është porta dhe e madhe* është rruga që të çon në shkatërrim, dhe shumë hyjnë nga ajo. 14 Por e ngushtë është porta dhe e vogël* rruga që të çon në jetë, dhe pak e gjejnë atë.+
15 Ruhuni nga profetët e rremë,+ që vijnë te ju të veshur si dele,+ por përbrenda janë ujqër të pangopur.+ 16 Do t’i njihni ata nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga gjembaçët?!+ 17 Po njësoj, çdo pemë e mirë prodhon fryt të mirë, kurse çdo pemë e kalbur prodhon fryt të keq.+ 18 Një pemë e mirë nuk mund të japë fryt të keq, dhe as një pemë e kalbur nuk mund të prodhojë fryt të mirë.+ 19 Çdo pemë që nuk prodhon fryt të mirë, pritet dhe hidhet në zjarr.+ 20 Prandaj do t’i njihni ata njerëz nga frytet e tyre.+
21 Jo kushdo që më thotë: ‘Zotëri, Zotëri’ do të hyjë në Mbretërinë e qiejve, por do të hyjë vetëm ai që bën vullnetin e Atit tim që është në qiej.+ 22 Shumë do të më thonë atë ditë: ‘Zotëri, Zotëri,+ a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk dëbuam demonë në emrin tënd dhe a nuk kryem shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?’+ 23 E megjithatë unë do t’u them: ‘Kurrë nuk ju kam njohur. Largohuni nga unë, ju që bëni vepra të paligjshme!’*+
24 Prandaj, kushdo që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i zbaton, është si një njeri i mençur,* i cili e ndërtoi shtëpinë e vet në shkëmb.+ 25 Ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe u përplasën me forcë pas shtëpisë, por ajo s’u shemb, sepse e kishte themelin në shkëmb. 26 Por, kushdo që i dëgjon këto fjalë të mia dhe nuk i zbaton, është si një njeri mendjelehtë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet në rërë.+ 27 Ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe e goditën shtëpinë,+ dhe ajo u shemb dhe u shkatërrua e tëra.»
28 Kur Jezui i mbaroi këto fjalë, turma mbeti e mahnitur nga mënyra si mësonte,+ 29 sepse ai mësonte si njeri me autoritet+ dhe jo si skribët e tyre.