Sipas Mateut
4 Pastaj fryma e Perëndisë e çoi Jezuin në shkretëtirë, ku e tundoi+ Djalli.+ 2 Pasi agjëroi 40 ditë e 40 net, e mori uria. 3 Atëherë Tunduesi+ iu afrua dhe i tha: «Nëse je bir i Perëndisë, thuaju këtyre gurëve të bëhen bukë.» 4 Por ai iu përgjigj: «Është shkruar: ‘Njeriu s’duhet të jetojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Jehovait.’»*+
5 Pastaj Djalli e mori me vete në qytetin e shenjtë,+ e vuri te bedenat* e tempullit+ 6 dhe i tha: «Nëse je bir i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: ‘Ai do t’u japë urdhër engjëjve të vet për ty’, dhe: ‘Ata do të të mbajnë në duar, që këmba jote të mos përplaset në asnjë gur.’»+ 7 Jezui ia ktheu: «Përsëri është shkruar: ‘Mos e vër në provë Jehovain,* Perëndinë tënd.’»+
8 Djalli e mori prapë me vete në një mal jashtëzakonisht të lartë, i tregoi të gjitha mbretëritë e botës me lavdinë e tyre+ 9 dhe i tha: «Të gjitha këto do të t’i jap nëse përkulesh me fytyrë përtokë para meje dhe më adhuron një herë.»* 10 Menjëherë Jezui iu përgjigj: «Ik tutje, Satana! Se është shkruar: ‘Jehovain,* Perëndinë tënd, adhuro+ dhe vetëm atij bëji shërbim të shenjtë.’»+ 11 Pas kësaj Djalli e la+ dhe ja, erdhën engjëj dhe nisën të kujdeseshin për të.*+
12 Tani, kur dëgjoi se Gjonin e kishin arrestuar,+ ai u kthye në Galile.+ 13 Përveç kësaj, pasi u largua nga Nazareti, shkoi të banonte në Kapernaum,+ pranë detit, në krahinat e Zabulonit dhe të Neftalit, 14 që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia: 15 «O Galile e kombeve, tokë e Zabulonit dhe tokë e Neftalit, përgjatë rrugës së detit, përtej Jordanit! 16 Populli që dergjej në errësirë, pa një dritë të madhe, po, mbi ata që dergjeshin në vendin e hijes së vdekjes, lindi drita.»+ 17 Që nga ajo kohë Jezui nisi të predikonte e të thoshte: «Pendohuni, sepse Mbretëria e qiejve është afruar.»+
18 Kur po ecte përgjatë detit të Galilesë, pa dy vëllezër, Simonin, që quhet Pjetër,+ dhe Andrean, vëllanë e tij, që po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë.+ 19 Ai u tha: «Ejani pas meje dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.»+ 20 Ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.+ 21 Më tutje pa dy vëllezër të tjerë, Jakovin, birin e Zebedeut, dhe Gjonin, vëllanë e tij.+ Ata ishin në varkë bashkë me Zebedeun, babanë e tyre, duke arnuar rrjetat, dhe ai i thirri.+ 22 Ata lanë menjëherë varkën e babanë, dhe e ndoqën.
23 Pastaj ai i ra përqark mbarë Galilesë+ duke mësuar në sinagogat+ e tyre, duke predikuar lajmin e mirë për Mbretërinë dhe duke shëruar çdo lloj lëngate e sëmundjeje në popull.+ 24 Lajmi për të u përhap në tërë Sirinë, dhe tek ai çonin të gjithë ata që vuanin nga sëmundje dhe dhembje të ndryshme,+ të pushtuarit nga demonët,+ epileptikët+ e të paralizuarit, dhe ai i shëronte. 25 Prandaj turma të mëdha e ndiqnin nga Galilea dhe Dekapoli,* nga Jerusalemi dhe Judea, si dhe nga zona përtej Jordanit.